Kastrati: Kurti tenton që t’i kufizojë mediat që kanë raportuar për keqqeverisjen e tij

Welcome to Kosova Today

Kosova ka rënë 19 vende më poshtë sa i përket Indeksit të Lirisë së Shtypit.Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar nga “Reporterët pa Kufij”. Nga pozita e 56-të që ishte vitin e kaluar këtë vit Kosova ka shkuar në pozitën e 75-të.Në lidhje me këtë raport ka folur deputeti i Partisë Demokratike të […]

Kastrati: Kurti tenton që t’i kufizojë mediat që kanë raportuar për keqqeverisjen e tij

Kosova ka rënë 19 vende më poshtë sa i përket Indeksit të Lirisë së Shtypit.Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar nga “Reporterët pa Kufij”.

Nga pozita e 56-të që ishte vitin e kaluar këtë vit Kosova ka shkuar në pozitën e 75-të.Në lidhje me këtë raport ka folur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati

Kastrati tha se raporti i fundit konfirmon se Kurti ka mendësi totalitare .Ai tha se kryeministri tenton me çdo kush që t’i kufizojë mediat që kanë raportu për keqqeverisjen e tij.

“Raporti i fundit konfirmon që Kurti ka mendësi totalitare sepse tenton me çdo kusht që ti kufizoj mediet që kanë raportu për keqqeverisjen e tij dhe politikëbërjen komike.Kufizimet dhe presionet ndaj medieve janë indikator i qartë se Kurti kërkon me çdo kusht që të gjithë ti nënshtrohen diktatit dhe hegjemonisë së tij” deklaroi Kastrati.

Deputeti i PDK-së, Kastrati, tha se renditja e tillë në raportin e ‘Reporterëve pa Kufij’ konfirmon që me ardhjen e Kurtit fjala liri në Kosovë është vetëm një term bosh.

“Renditja në këtë raport në fakt na e konfirmon që me ardhjen e Kurtit fjala LIRI në Kosovë është vetëm një term bosh e pa kuptim.Kurti dhe veprimet e regjimit të tij po ju diktojnë medieve vetëm mbijetesën duke tentu që ato të ulin kokën para padrejtësive të këtij regjimi”

Ai u shpreh optimist se gazetarët e lirë nuk do të lejojnë prangosjen e fjalës së lirë.

“Kjo nuk do të ndodh sepse gazetarët e lirë do ta refuzojnë prangosjen e fjalës së lirë. Mirepo, me këto veprime është dëmtu shumë Kosova dhe imazhi i saj ka rënë nderkombëtarisht përtoke” deklaroi Kastrati për “Gazeta Blic”.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kosova Indeksit Liris Shtypit Reporter Kufij Partis Demokratike Kosov Ardian Kastrati Kurti Raporti Kufizimet Deputeti Kurtit Renditja Mirepo Gazeta

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kosova Indeksit Liris Shtypit Reporter Kufij Partis Demokratike Kosov Ardian Kastrati Kurti Raporti Kufizimet Deputeti Kurtit Renditja Mirepo Gazeta

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online