Kelmendi vlerëson se Kurti s’e ka shumicën, seanca po shtyhet qëllimshëm
Opinionisti Adriatik Kelmendi po vlerëson se kreu i VV-së, Albin Kurti, nuk i ka votat për formimin e institucioneve të reja qeveritare. Për këtë ai thotë fatkeqësisht mund të abuzohet duke synuar shtyrjen e vazhdimit të seancës, transmeton klankosova.tv. ”Pse u dorëzua sot Albin Kurti? Apo po hyjmë në skenarin e tij të tmerrshëm? 100

Opinionisti Adriatik Kelmendi po vlerëson se kreu i VV-së, Albin Kurti, nuk i ka votat për formimin e institucioneve të reja qeveritare.
Për këtë ai thotë fatkeqësisht mund të abuzohet duke synuar shtyrjen e vazhdimit të seancës, transmeton klankosova.tv.
”Pse u dorëzua sot Albin Kurti? Apo po hyjmë në skenarin e tij të tmerrshëm?
100 deputetë në sallë, 52 vota i kishte në xhep. Raporti kalon me shumicë të thjeshtë. 52 nga 100 mjafton.
Pse po e bllokon Albini Kuvendin?
Përgjigjja e qartë: Nuk i ka votat për kryetar Kuvendi dhe nuk i ka votat për qeveri!
Me keqpërdorimin e sotëm sinjalizohet skenari i tmerrshëm. Avni Dehari, si rastësi e deputetit më të moshuar, mund të synojë të abuzojë me të drejtën që ka dhe me javë ta shtyejë vazhdimin e seancës. Sot e ndërpreu në mënyrë arbitrare atë.
Seanca duket se do të vazhdojë me konstituim vetëm në kohën kur Albini i siguron 61 deputetë.
Nëse kjo nuk ndodh, mund të shohim shtyrje të këtilla me muaj.
Nëse pas disa muajve megjithatë Albini nuk do të mund ta formojë qeverinë, mund t’ua lëshojë vendin opozitës së deridjeshme.
Në këtë rast, opozita do të formonte qeveri me mandat vetëm 3-4 muajsh, dhe pastaj të shkohet në zgjedhje të reja, në pafuqi të votimit të një kandidati për president.
Natyrisht, me 3-4 muaj, një qeveri koalicioni, do ta kishte të vështirë t’i mësojë edhe emrat e njëri tjetrit e jo më të kryejnë ndonjë punë.
Me këtë skenar të mundshëm humbim të gjithë. Kosova më së shumti.
Qofsha i gabuar! Por era e keqe po i vjen!”.