Kërçeli: Shumica parlamentare ka vepruar me ritëm të shpejtë për vendimmarrje efikase

Kërçeli: Shumica parlamentare ka vepruar me ritëm të shpejtë për vendimmarrje efikase

Kërçeli: Shumica parlamentare ka vepruar me ritëm të shpejtë për vendimmarrje efikase

Ilir Kërçeli, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka deklaruar se shumica parlamentare ka vepruar me një ritëm të shpejtë për të siguruar vendimmarrje efikase, duke theksuar se kjo nuk ka qenë me qëllim të shmangë proceset demokratike.

Këtë deklaratë e bëri gjatë konferencës së organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ku u publikua raporti monitorues për punën e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Kosovës.

“Qeveria dhe shumica parlamentare kanë vepruar në një ritëm të shpejtë për shkak të nevojës për vendimmarrje efikase dhe jo me idenë për të shmangur demokracinë. Çdo projektligj që ka kaluar në institucionet përkatëse dhe asnjë vendim nuk është marrë jashtë rendit kushtetues. Për kritikat ndaj transparencës së kabinetit qeveritar, Qeveria Kurti ka ndërtu qeverinë mbi bazën e besimit qytetar dhe rezultateve zgjedhore. Emrat dhe struktura e kabinetit janë prezantuar në Kuvend sipas procedurave kushtetuese”, ka thënë Kërçeli.

Ish-deputeti i LVV-së theksoi se të gjitha seancat në Kuvend kanë qenë të orientuara drejt përfundimit të projektligjeve që kanë mbetur peng për vite të tëra.

“Kanë qenë disa projektligje që është dashur të përfundojnë sa më shpejtë. Në një emision që kam qenë, pata deklaru atëherë se ndoshta edhe kjo arsyeja pse në disa projektligje po ngutemi është sepse shihej kjo ideja se sipas të gjitha gjasave vendi do shkonte në zgjedhje edhe ashtu ndodhi”, shtoi Kërçeli.

Ai gjithashtu theksoi se programi i LVV-së është i njohur publikisht dhe është konfirmuar me një mandat prej 50%.

Gjatë prezantimit të raportit, u theksua se shumica refuzuan amendamentet e opozitës, por sipas Kërçelit, amendamentet nuk refuzohen për shkak të opozitës, por edhe mbi bazën e përmbajtjes dhe ndikimit buxhetor.

Konferenca e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi kishte temën: “Legjislatura e X-të e Kuvendit të Kosovës: Sfidat, krizat dhe mësimet për të ardhmen”, gjatë së cilës u publikua raporti monitorues për punën e Legjislaturës së X-të.

Me pak fjalë

Ish-deputeti Ilir Kërçeli ka mbrojtur veprimet e shumicës parlamentare, duke theksuar se ritmi i shpejtë i vendimmarrjes ka qenë i nevojshëm për efikasitet dhe jo për të shmangur demokracinë. Raporti monitorues i Legjislaturës së X-të u diskutua gjatë një konferencë të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.