Bekim Sali në Nju Jork: Zgjerimi i BE-së duhet të mbetet lart në agjendë

Bekim Sali në Nju Jork: Zgjerimi i BE-së duhet të mbetet lart në agjendë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në një mëngjes pune në Nju Jork me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, si dhe përfaqësues të vendeve të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

Në fokus të takimit ishte perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet për ta mbajtur procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian në agjendën politike.

“Vlerësojmë lart mbështetjen e vazhdueshme të miqve dhe partnerëve tanë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Sali.

Ai bëri të ditur se në takim u diskutua për mënyrat për t’i dhënë një shtysë të re procesit të integrimit evropian të rajonit.

“Diskutuam mbi mënyrat për ta mbajtur zgjerimin lart në agjendën politike dhe për t’i dhënë një shtysë të re, konkrete dhe të besueshme procesit të integrimit evropian të rajonit”, theksoi Sali.

Sipas tij, partneriteti dhe angazhimi i përbashkët me vendet mike janë të rëndësishme për avancimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.