KFOR deklarohet për mjetin e pashpërthyer që u gjet sot në Leposaviq

Welcome to Kosova Today

Një mjet i pashpërthyer është gjetur sot nën një veturë në Leposaviq. Për këtë rast, KFOR ka dhënë detaje me anë të një njoftimi dërguar mediave, duke rikonfimuar largimin e mjetit të pashpërthyer nga vendi i ngjarjes. “Një pajisje e dyshimtë është gjetur sot nga Policia e Kosovës e vendosur nën një veturë, në Leposaviq. […]

KFOR deklarohet për mjetin e pashpërthyer që u gjet sot në Leposaviq

Një mjet i pashpërthyer është gjetur sot nën një veturë në Leposaviq.

Për këtë rast, KFOR ka dhënë detaje me anë të një njoftimi dërguar mediave, duke rikonfimuar largimin e mjetit të pashpërthyer nga vendi i ngjarjes.

“Një pajisje e dyshimtë është gjetur sot nga Policia e Kosovës e vendosur nën një veturë, në Leposaviq. Pas një kërkese të Policisë së Kosovës, në vendngjarje ka intervenuar me shpejtësi një ekip për asgjësimin e mjeteve shpërthyese (EOD) nga Komanda Rajonale në Lindje e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO.

Personeli i Policisë së Kosovës e largoi në mënyrë të sigurt mjetin e pashpërthyer nga vendi, në koordinim të ngushtë me një ekip të KFOR-it të SHBA-së për EOD”, thuhet në njoftimin e KFOR.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Leposaviq Policia Kosov Policis Komanda Rajonale Lindje Personeli

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Leposaviq Policia Kosov Policis Komanda Rajonale Lindje Personeli

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online