Kina kundër planit të Trump: Gaza është e palestinezëve
Pekini kundërshton planin e presidentit amerikan, Donald Trump për të larguar palestinezët nga Gaza dhe që SHBA të marrë kontrollin e enklavës. Kina mbështet të drejtat legjitime kombëtare të popullit palestinez, tha zëdhënësi i ministrisë Guo Jiakun në një konferencë të rregullt për shtyp. “Gaza është Gaza e Palestinezëve, një pjesë integrale e territorit palestinez, [...]Read More...

Pekini kundërshton planin e presidentit amerikan, Donald Trump për të larguar palestinezët nga Gaza dhe që SHBA të marrë kontrollin e enklavës.
Kina mbështet të drejtat legjitime kombëtare të popullit palestinez, tha zëdhënësi i ministrisë Guo Jiakun në një konferencë të rregullt për shtyp.
“Gaza është Gaza e Palestinezëve, një pjesë integrale e territorit palestinez, jo një mjet negocimi politik, e lëre më objektivi i një ligji të xhunglës”, theksoi Guo.
Në një dokument në fund të vitit 2023, Kina i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të ndihmojë në rivendosjen e një zgjidhjeje me dy shtete./abcnews.al