‘Ta kisha ditë’, Shyhretja takohet me mërgimtarin viral
Vitin e kaluar, Rifati u bë viral në rrjetet sociale teksa gjatë punës në mërgim interpretonte këngën “Për vajzën” me një zë thuajse identik me atë të Shyhrete Behlulit.
Videoja e tij mori vëmendje të madhe, ndërsa shumë komentues mbetën të habitur nga ngjashmëria e jashtëzakonshme e zërave.
Pas gjithë reagimeve, takimi i shumëpritur më në fund ka ndodhur. Shyhretja dhe Rifati janë bërë bashkë dhe kanë rikrijuar momentin viral, këtë herë duke e interpretuar këngën krah njëri tjetrit.
https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/08/SSS.mp4“Ma në fund u takuam me Rifatin, i njëjti interpretim”, ka shkruar këngëtarja krahas videos së përbashkët, e cila ka nisur menjëherë të shpërndahet në rrjete sociale.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



