Kjo kompani ajrore në Zvicër ndryshon ‘ID’ zyrtare

Kompania ajrore zvicerane e cila lidh Cyrihun me 15 destinacione, njihet me kodin e saj IATA – GM. Por nga 29 prilli, kompania fluturon me shkurtesën e saj të re, CS, që do të thotë Chair Switzerland. Kodi i ri simbolizon ambicien e Chair për t’u njohur më gjerësisht si një kompani ajrore zvicerane, si […] The post Kjo kompani ajrore në Zvicër ndryshon ‘ID’ zyrtare appeared first on Albinfo.

Kjo kompani ajrore në Zvicër ndryshon ‘ID’ zyrtare

Kompania ajrore zvicerane e cila lidh Cyrihun me 15 destinacione, njihet me kodin e saj IATA – GM.

Por nga 29 prilli, kompania fluturon me shkurtesën e saj të re, CS, që do të thotë Chair Switzerland.

Kodi i ri simbolizon ambicien e Chair për t’u njohur më gjerësisht si një kompani ajrore zvicerane, si vëllezërit e motrat e saj më të mëdhenj: SWISS, Edelweiss dhe Helvetica.

“Vlerat tona dhe ADN-ja jonë janë të lidhura pazgjidhshmërisht me ‘zvicrën’. Me kodin e ri, ne tani po e përcjellim dukshëm këtë identitet në botën e jashtme,” tha Ruzica Pantic, një anëtare e bordit ekzekutiv të linjës ajrore.

Megjithëse ndryshimi i kodit nuk do të ketë një ndikim të madh operacional, “ai shënon një moment historik të rëndësishëm strategjik për kompaninë”.

The post Kjo kompani ajrore në Zvicër ndryshon ‘ID’ zyrtare appeared first on Albinfo.