Kjo kompani në Zvicër u ofron punonjësve ditë pushimi me pagesë për “situata të vështira”
Që nga 1 janari, AXA sigurimi ka prezantuar një kategori të re mungesash, duke i lejuar personelit të saj të marrë deri në pesë ditë pushim në vit (përveç mungesave tashmë të rregulluara me ligj) nëse janë viktima të dhunës në familje ose seksuale, përcjell albinfo.ch. Pesë ditë pushim me pagesë u jepet edhe […] The post Kjo kompani në Zvicër u ofron punonjësve ditë pushimi me pagesë për “situata të vështira” appeared first on Albinfo.

Që nga 1 janari, AXA sigurimi ka prezantuar një kategori të re mungesash, duke i lejuar personelit të saj të marrë deri në pesë ditë pushim në vit (përveç mungesave tashmë të rregulluara me ligj) nëse janë viktima të dhunës në familje ose seksuale, përcjell albinfo.ch.
Pesë ditë pushim me pagesë u jepet edhe punonjëseve femra që i nënshtrohen fekondimit in vitro ose që kanë pasur një abort (dy ditë jepen për partnerin).
“Si punëdhënës, ne i marrim angazhimet tona ndaj punonjësve tanë shumë seriozisht,” thotë Daniela Fischer, drejtuese e Përgjegjësisë Njerëzore në AXA Zvicër.
“Kjo do të thotë se ne kemi parasysh vështirësitë që ata hasin në jetën e tyre private. Kjo është thelbësore nëse duam të jemi në gjendje të llogarisim në ekipe të shëndetshme në planin afatgjatë”, shtoi ajo. /Albinfo.ch
The post Kjo kompani në Zvicër u ofron punonjësve ditë pushimi me pagesë për “situata të vështira” appeared first on Albinfo.