Kodraliu: Sheholli në vazhdimësi dhe me dashje direkte ndihmoi veprimtarinë e BIA-s

Këtë të hënë, ka nisur gjyqi ndaj Fatmir Shehollit, i akuzuar për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.
Prokurori special, Bekim Kodraliu gjatë seancës së parë dëgjimore, edhe një herë paraqiti para trupit gjykues provat e mbledhura, transmeton Klankosova.tv.
“Në bazë të zhvillimit të hetimeve dhe provave personale e materiale, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, Fatmir Sheholli, sepse, i pandehuri Fatmir Sheholli nga një datë e papërcaktuar, e deri më datë 09.10.2025, në territorin e Rebublikës së Kosovës në vazhdimësi dhe me dashje direkte, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, i njohur si BIA, e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi duke vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të caktuara nga zyrtar i lartë i saj, Bojan Dimiq, drejtor i Drejtorisë Kundër Terrorizimit dhe Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, ashtu që i pandehuri Sheholli ka mbledhur, siguruar, dhe përmes komunikimeve dhe mesazheve telefonike, ka përcjell tek ky zyrtar, të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me aktivitetet politike, të sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha ai.
The post Kodraliu: Sheholli në vazhdimësi dhe me dashje direkte ndihmoi veprimtarinë e BIA-s appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



