Formimi i Komisioneve Hetimore, opozita thotë se nuk po përkrahet nga shumica

Welcome to Kosova Today

Formimi i Komisioneve Hetimore Parlamentare po shihet si trend i ri në legjislaturën aktuale të Kuvendit të Kosovës. Aktualisht janë funksional disa Komisione Hetimore Parlamentare e të cilët në shumë raste nuk po arrijnë të sjellin vendime për shkak të mungesës së kuorumit. Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, […]

Formimi i Komisioneve Hetimore, opozita thotë se nuk po përkrahet nga shumica
formimi-i-komisioneve-hetimore,-opozita-thote-se-nuk-po-perkrahet-nga-shumica

formimi-i-komisioneve-hetimore,-opozita-thote-se-nuk-po-perkrahet-nga-shumica

Formimi i Komisioneve Hetimore Parlamentare po shihet si trend i ri në legjislaturën aktuale të Kuvendit të Kosovës. Aktualisht janë funksional disa Komisione Hetimore Parlamentare e të cilët në shumë raste nuk po arrijnë të sjellin vendime për shkak të mungesës së kuorumit.

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Blerta Deliu ka thënë se e kanë të vështirë të veprojnë pasi që shumica parlamentare nuk po shpreh gatishmëri për të mbështetur nismat e opozitës, raporton Ekonomia Online.

“Vështirë të flitet për gatishmërinë e mazhorancës për të mbështetur nismat e opozitës ju e dini që ne tash e sa kohë kemi kërkesa. Edhe në seancën e radhës, do të kemi një përpjekje tonën për të adresuar po ashtu një komision të ri hetimor. Është mekanizëm i opozitës në mënyrë që t’ i hapë rrugë zhvillimeve që po ndodhin qoftë atyre me afera korruptive”, ka thënë Deliu – Kodra.

Ajo ka përmendur aferën, sipas saj të shumëpërfolur, për rezervat shtetërore. Deliu ka theksuar se kjo Qeveri e ka të pamundur ti mbyll sytë para qytetarëve të Kosovës pasi që tashmë institucionet e drejtësisë e kanë ftuar ministren Rozeta Hajdari në cilësinë e të pandehurës.

“Unë e kuptoj përpjekjen e Qeverisë për të mbuluar aferën e shumëpërfolur me rezervat shtetërore, me miellin grurin e po ashtu rezervave tjera shtetërore, por po ashtu gjithmonë dua të theksoj faktin që e ka të pamundur kjo qeveri ti mbyll sytë para qytetarëve të Kosovës sepse tashmë po flasim edhe për institucionet e Drejtësisë të cilat kanë ftuar ministren Rozeta Hajdari në cilësinë e të pandehurës. Ka filluar që të funksionojë sistemi drejtësisë për ti adresuar vërejtjet të cilat i kemi thënë tash e sa kohë dhe përkundër përpjekjeve që të bllokohet komisioni për rezerva shtetërore komisioni për rastin Dehari, dhe për zhvillimet e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Do ta kenë të vështirë shumica parlamentare për ta mbyllur në fakt këtë përpjekje që po e bën për të mbyllur korrupsionin krimin por edhe gjithë parregullsitë të cilat po ndodhin në secilin cep të institucioneve të Kosovës”, ka thënë Deliu – Kodra.

Ndërsa deputetja e Vetëvendosjes (VV), Arjeta Fejza, tha se opozita vazhdimisht ka kërkuar zgjedhje të reja dhe njëkohësisht kanë parashtruar nisma për komisione hetimore në kuadër të Kuvendit. Fejza ka theksuar se pozita për shumicën e komisioneve hetimore nuk është kundër.

“Opozita kohëve të fundit vazhdimisht ka kërkuar zgjedhje ka thënë që ne nuk angazhohemi në asgjë pa shkuar në zgjedhje sepse në konstatimet e tyre asgjë nuk po funksionon. Ndërkohë vazhdimisht ju e keni parë kanë parashtruar nisma për komisione hetimore në kuadër të Kuvendit. Kjo legjislaturë pavarësisht se ka qenë shumë aktive me ligje me draftimin e tyre me mbikëqyrjen e ligjeve dhe me punë të tjera brenda përbrenda Kuvendit, megjithatë në shumë raste kemi pasur telashe edhe me kuorumin edhe me mbarëvajtjen e Kuvendit. Unë konsideroj që është shumë e rëndësishme që Kuvendi të funksionojë plotësisht pra që të kemi edhe miratim edhe mbikëqyrje edhe aspekte të tjera të punës funksionale të tij kurse komisionet hetimore janë vetëm një nga metodat me të cilat Kuvendi mund të realizojë misionin e tij. Për shumicën e komisioneve hetimore nuk kemi qenë kundër mirëpo vetëm kemi kërkuar që të zgjerohet objekti i hetimit të atyre komisioneve, në këtë drejtim opozita ka qenë jashtëzakonisht shumë destruktive dhe vërtetë konsideroj që nganjëherë këto kërkesat e tyre për komisione janë më shumë për me pengu normalitetin dhe funksionalitetin e Kuvendit se sa për të sjell ndonjë efekt apo dritë në çështjet në të cilat synojnë të krijojnë hetime sepse ju e dini që Kuvendi i Kosovës i ka komisionet funksionale dhe në kuadër të atyre komisioneve ne mund të angazhohemi të diskutojmë edhe të analizojmë të gjitha temat. Aty mund të ftohen ministrat përkatës të linjave aty mund të diskutohet për çështje që ka interes opozita”, ka thënë Fejza.

Deputetja Fejza ka thënë se opozita nuk po e shfrytëzon mundësinë që përmes komisioneve parlamentare funksionale të ftohen ministrat e të diskutojnë për të gjitha çështjet që duan, por sipas saj të gjitha çështjet i bartin në seanca duke shkaktuar vonesa në agjendën legjislative.

“Mirëpo pavarësisht kësaj ata nuk e kanë shfrytëzuar këtë mekanizëm dhe kanë synuar që të gjitha çështjet ti bartin në seancë duke shkaktuar prap po them, vonesa në agjendën tonë legjislative. Dilema jonë prej fillimit është në themelimin e këtyre komisioneve. Ta zëmë se ne kemi themeluar së fundmi një komision për subvencionimin për tekste shkollore, ai është një proces i tëri publik gjithçka ka qenë publike në atë proces dhe përsëri opozita ka insistuar që të ketë një komision hetimor në këtë drejtim, ne e kemi themeluar atë komision ajo çka besojmë që do të shërbej është për të parë si kanë ecur proceset ndër vite ndërkaq sa i përket procesit konkretisht unë nuk mendoj që do të ketë diçka të re sepse i gjithë procesi është transparent dhe publik”, ka thënë Fejza.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Formimi Komisioneve Hetimore Parlamentare Kuvendit Kosov Aktualisht Komisione Deputetja Republik Partis Demokratike Blerta Deliu Ekonomia Online Kodra Qeveri Rozeta Hajdari Qeveris Drejt Dehari Institutit Ligjore Arjeta Fejza Opozita Kuvendi Dilema

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Formimi Komisioneve Hetimore Parlamentare Kuvendit Kosov Aktualisht Komisione Deputetja Republik Partis Demokratike Blerta Deliu Ekonomia Online Kodra Qeveri Rozeta Hajdari Qeveris Drejt Dehari Institutit Ligjore Arjeta Fejza Opozita Kuvendi Dilema

Shqiperia ne Eurovision

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online