“Kosova me fabrikë municioni që Franca s’e ka”, Maqedonci flet edhe një herë për deklaratën që nxiti reagime

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është deklaruar pas shumë reagimesh në lidhje me një deklaratë të tij, ku ka thënë “Kosova sot po ndërton fabrikën e saj për të prodhuar municion dhe Franca ende nuk e ka atë’’. Ai ka deklaruar se Franca është një nga prodhuesit kryesorë në botë. Megjithatë, ministri ka thënë

“Kosova me fabrikë municioni që Franca s’e ka”, Maqedonci flet edhe një herë për deklaratën që nxiti reagime

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është deklaruar pas shumë reagimesh në lidhje me një deklaratë të tij, ku ka thënë “Kosova sot po ndërton fabrikën e saj për të prodhuar municion dhe Franca ende nuk e ka atë’’.

Ai ka deklaruar se Franca është një nga prodhuesit kryesorë në botë.

Megjithatë, ministri ka thënë se Kosova është në fazën e funksionalizimit të fabrikës për prodhimin e municionit, përderisa shumë vende të BE-së kanë ngecje në këtë aspekt.

‘‘Unë asnjëherë nuk kam thënë se Franca nuk ka prodhime ushtarake. Patjetër që Franca është ndër prodhuesit kryesor në botë për prodhimin e shumë sistemeve ushtarake, pra të sistemeve të armatimit. Atë që e kam thënë po e ritheksoj prapë, që ne jemi në fazën e funksionalizimit të fabrikës për prodhimin e municionit, përderisa shumë vende të BE-së kanë ngecje në këtë aspekt, e në këtë rast Franca është përmendur vetëm një nga shembujt.  Franca ka ndërprerë prodhimin e municioneve në vitin 1997 pra në fund të viteve të 90-ta, Franca ka ndërprerë prodhimin e municioneve të kalibrave 7.62 dhe 5.56 municione që tani do të prodhohen në Kosovë si rezultat i kontratës që kemi realizuar gjatë muajit dhjetor. ….  Dua të sqaroj që nga viti 2022 e deri tani ka debat të ashpër dhe debat të vazhdueshëm  në të gjitha strukturat e politike bërjes në Francë për riaktualizimin apo hapjen e një fabrike të municionit këto lloje të kalibrave në Francë kalibra shumë të nevojshëm për operacionalitetin e njësive ushtarake. Politika e SHBA-së në raport me vendet e BE-së ka ndryshuar kërkon nga partnerët qasje më serioze në aspektin e sigurisë kërkon më shumë angazhim më shumë investim kjo është çështja kryesore që është theksuar gjatë kësaj deklarate time në panel. Ne i kemi paraprirë gjithë asaj që po kërkon SHBA-ja për partnerët e tjerë dhe jemi në vazhdimësi në kërkim të mundësive të tjera të bashkëpunimit me SHBA-në si në aspektin e prokurimit të blerjeve pra ushtarake gjithashtu mundësitë që në të ardhmen të bashkëinvestojmë për prodhim dhe industri ushtarake në Kosovë”, tha ai për TëVë1.