Kosova triumfon ndaj Islandës pas një ndeshje spektakolare

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Islandës, pas një përballjeje të fortë dhe emocionuese. Fillimisht, Kosova kaloi në epërsi në minutën e 18-të, me një gol të bukur të shënuar nga Lumbardh Dellova, shkruan GazetaBlic Sport. Megjithatë, gëzimi i “Dardanëve” zgjati vetëm tre minuta, pasi Islanda arriti të barazojë rezultatin shpejt, […] The post Kosova triumfon ndaj Islandës pas një ndeshje spektakolare appeared first on Albinfo.

Kosova triumfon ndaj Islandës pas një ndeshje spektakolare

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Islandës, pas një përballjeje të fortë dhe emocionuese.

Fillimisht, Kosova kaloi në epërsi në minutën e 18-të, me një gol të bukur të shënuar nga Lumbardh Dellova, shkruan GazetaBlic Sport. Megjithatë, gëzimi i “Dardanëve” zgjati vetëm tre minuta, pasi Islanda arriti të barazojë rezultatin shpejt, duke e çuar sfidën në 1-1.

Në pjesën e dytë, Kosova riktheu avantazhin, kësaj radhe me një gol të shkëlqyer nga Elvis Rexhbeçaj në minutën e 55-të. Mesfushori i talentuar u gjend në momentin e duhur për të çuar topin në rrjetë dhe për të rikthyer epërsinë e Kosovës në 2-1, transmeton albinfo.ch.

Pas këtij goli, Kosova menaxhoi mirë lojën deri në fund, duke mbajtur rezultatin dhe duke marrë një fitore të merituar.

Rezultati përfundimtar: Kosova 2 – 1 Islanda

 

 

The post Kosova triumfon ndaj Islandës pas një ndeshje spektakolare appeared first on Albinfo.