Kosova U16 e vajzave mund Estoninë në ndeshjen hapëse të turneut UEFA

Kombëtarja e Kosovës U16 në konkurrencën e vajzave ka regjistruar fitore në ndeshjen e parë të turneut zhvillimor të UEFA-s, duke mundur Estoninë me rezultat 5:3. Ndeshja nisi me një gol të shpejtë të Estonisë që kaloi në epërsi 1:0 në minutën e katërt. Kosova reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 8-të me golin […] The post Kosova U16 e vajzave mund Estoninë në ndeshjen hapëse të turneut UEFA appeared first on Albinfo.

Kosova U16 e vajzave mund Estoninë në ndeshjen hapëse të turneut UEFA

Kombëtarja e Kosovës U16 në konkurrencën e vajzave ka regjistruar fitore në ndeshjen e parë të turneut zhvillimor të UEFA-s, duke mundur Estoninë me rezultat 5:3.

Ndeshja nisi me një gol të shpejtë të Estonisë që kaloi në epërsi 1:0 në minutën e katërt. Kosova reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 8-të me golin e Romesa Shumollit. Estonia shtoi dy gola të tjerë dhe mbylli pjesën e parë me epërsi 3:1.

Në pjesën e dytë, Kosova e rriti intensitetin dhe e përmbysi rezultatin. Krenare Kelmendi shënoi për 3:2 në minutën e 47-të, ndërsa Jonida Godenie barazoi 3:3 në minutën e 65-të. Dy minuta më vonë, Kelmendi realizoi golin e saj të dytë për ta kaluar Kosovën në epërsi 4:3. Goli i pestë dhe i fundit u shënua nga Olsa Kuçi në minutën e 70-të, duke e mbyllur ndeshjen me fitoren e Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Kjo fitore e Kosovës është një fillim i suksesshëm për turneun dhe një hap i rëndësishëm për ekipin e vajzave në zhvillimin e karrierave të tyre ndërkombëtare.

The post Kosova U16 e vajzave mund Estoninë në ndeshjen hapëse të turneut UEFA appeared first on Albinfo.