Kosovë: Dy nga katër të arrestuarit konfirmojnë se punojnë në institucione të sigurisë në Serbi

Dy nga katër serbët e arrestuar dje në Gjakovë, kanë konfirmuar se punojnë në institucione serbe të sigurisë. Në seancë, Pavle Kragoviq ka thënë se punon inspektor i Policisë në Kragujevc të Serbisë. Ndërsa Milovan Steviq deklaroi është doktor, stomatolog, në akademinë ushtarake të mjekësisë në Beograd. Ndryshe, lidhur me masën e sigurisë në Gjykatën […] The post Kosovë: Dy nga katër të arrestuarit konfirmojnë se punojnë në institucione të sigurisë në Serbi appeared first on Albinfo.

Kosovë: Dy nga katër të arrestuarit konfirmojnë se punojnë në institucione të sigurisë në Serbi

Dy nga katër serbët e arrestuar dje në Gjakovë, kanë konfirmuar se punojnë në institucione serbe të sigurisë.

Në seancë, Pavle Kragoviq ka thënë se punon inspektor i Policisë në Kragujevc të Serbisë. Ndërsa Milovan Steviq deklaroi është doktor, stomatolog, në akademinë ushtarake të mjekësisë në Beograd.

Ndryshe, lidhur me masën e sigurisë në Gjykatën Themelore në Gjakovë janë edhe Branko Rakiq i cili deklaroi se është teknik i komunikacionit dhe Nemanja Vamoviq i cili tha se është inxhinier i pylltarisë. Rakiq dhe Kragoviq janë me dyshtetësi, kurse Steviq dhe Vamoviq janë vetëm shtetas të Serbisë, transmeton albinfo.ch.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dje ka shkruar se në veturën ku ishin ata u gjetën dy thika, një sëpatë dhe një dritë rotative, por edhe një fotografi me fytyrat e pjesëtarëve të grupit terrorist që u vranë gjatë sulmit në Banjskë.

Prokurorja Venera Shala gjatë leximit të kërkesës për paraburgim tha se mjetet e mprehta i mbanin gjatë vizitës së manastireve ortodokse në Republikën e Kosovës dhe se rreziku i arratisjes për të pandehurit duhet të lidhet me faktin se të gjithë janë shtetas të Serbisë dhe kjo mund t’i bëjë të paarritshëm nëse ata ikin në Serbi.

The post Kosovë: Dy nga katër të arrestuarit konfirmojnë se punojnë në institucione të sigurisë në Serbi appeared first on Albinfo.