Kosovë: Rritet çmimi i rrymës për 16% nga 1 maji

Nga data 1 maj, qytetarët e Kosovës do të përballen me rritje të faturave të energjisë elektrike, me një mesatare prej 16.1 për qind. Vendimi është marrë të premten nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), pavarësisht kundërshtimeve të shumta nga qytetarët dhe institucionet. ZRRE ka shpërfillur komentet publike dhe ato të Presidencës, të cilat […] The post Kosovë: Rritet çmimi i rrymës për 16% nga 1 maji appeared first on Albinfo.

Kosovë: Rritet çmimi i rrymës për 16% nga 1 maji

Nga data 1 maj, qytetarët e Kosovës do të përballen me rritje të faturave të energjisë elektrike, me një mesatare prej 16.1 për qind. Vendimi është marrë të premten nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), pavarësisht kundërshtimeve të shumta nga qytetarët dhe institucionet.

ZRRE ka shpërfillur komentet publike dhe ato të Presidencës, të cilat kishin kërkuar që të mos miratohet rritja e çmimit, duke shprehur shqetësimin se një vendim i tillë mund të shkaktojë një valë të re inflacioni dhe të rëndojë edhe më shumë gjendjen ekonomike të qytetarëve, shkruan albinfo.ch.

Ndryshimi i strukturës tarifore është paralajmëruar që të finalizohet javën e ardhshme. Atëherë pritet të bëhen publike edhe detajet lidhur me numrin e bllok-tarifave, si dhe çmimet për secilën kategori – nga tarifa më e ulët deri te ajo më e larta.

ZRRE ka paralajmëruar se vendimi bazohet në analizat e kostove dhe nevojën për stabilitet financiar në sektorin energjetik, shkruan albinfo.ch.

The post Kosovë: Rritet çmimi i rrymës për 16% nga 1 maji appeared first on Albinfo.