Kosovë: Rritja e çmimit të energjisë e bën të pashmangshme edhe shtrenjtimin e bukës

Pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për të rritur çmimin e energjisë elektrike për 16.1 për qind, pasojat e para tashmë po ndihen edhe në sektorin ushqimor. Shoqata e Mullisëve të Kosovës ka paralajmëruar se një rritje e lehtë e çmimit të bukës është pothuajse e pashmangshme. Kryetari i Shoqatës, Bashkim Zejnullahu, ka […] The post Kosovë: Rritja e çmimit të energjisë e bën të pashmangshme edhe shtrenjtimin e bukës appeared first on Albinfo.

Kosovë: Rritja e çmimit të energjisë e bën të pashmangshme edhe shtrenjtimin e bukës

Pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për të rritur çmimin e energjisë elektrike për 16.1 për qind, pasojat e para tashmë po ndihen edhe në sektorin ushqimor. Shoqata e Mullisëve të Kosovës ka paralajmëruar se një rritje e lehtë e çmimit të bukës është pothuajse e pashmangshme.

Kryetari i Shoqatës, Bashkim Zejnullahu, ka shpjeguar se edhe pse energjia elektrike nuk përbën pjesën më të madhe të kostos së prodhimit të miellit, ajo gjithsesi ndikon në çmimin final. Sipas tij, konsumatorët mund të përballen me një rritje simbolike, rreth 5 euro për ton.

“Energjia ndikon në të gjitha aspektet e prodhimit dhe përpunimit, por sa i përket miellit, ndikimi nuk është aq i madh. Megjithatë, pritet një rritje e lehtë e çmimit. Nuk ka vend për panik, por nuk duhet as të abuzohet me këtë situatë për rritje të pajustifikuara”, deklaroi Zejnullahu për ksp përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, qytetarët janë të shqetësuar dhe shprehin pakënaqësi të thella ndaj vendimit.

ZRRE njoftoi se vendimi për rritjen e çmimit është marrë në përputhje me të hyrat e lejuara maksimale, dhe se rritja prej 16% do të aplikohet për të gjithë konsumatorët nga muaji maj.

Në të gjitha nivelet – nga qytetarët, bizneset e deri te njohësit e ekonomisë – ky vendim është pritur me shqetësim dhe reagime të forta. Në rrugë, në media dhe në rrjetet sociale, zëri i pakënaqësisë po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm.

 

The post Kosovë: Rritja e çmimit të energjisë e bën të pashmangshme edhe shtrenjtimin e bukës appeared first on Albinfo.