Krasniqi: E nderuar që isha pjesë e inaugurimit të Presidentit Trump!
Kandidatia e LDK-së për deputete, Rrezarta Krasniqi, ka ndarë emocione nga pjesëmarrja e saj në inaugurimin e Donald Trump.Ajo ka shkrar se ka qenë e ndëruar që ishte pjesë e një momenti historik. “Mbështetja e tij për Kosovën ka qenë gjithmonë e rëndësishme, dhe besoj fuqishëm në forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve tona”

Kandidatia e LDK-së për deputete, Rrezarta Krasniqi, ka ndarë emocione nga pjesëmarrja e saj në inaugurimin e Donald Trump.Ajo ka shkrar se ka qenë e ndëruar që ishte pjesë e një momenti historik.
“Mbështetja e tij për Kosovën ka qenë gjithmonë e rëndësishme, dhe besoj fuqishëm në forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve tona”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Postimi i plotë:
E nderuar që isha pjesë e inaugurimit të Presidentit Trump! Një moment historik dhe një privilegj i veçantë të merrja pjesë në inaugurimin e Presidentit Donald Trump. Mbështetja e tij për Kosovën ka qenë gjithmonë e rëndësishme, dhe besoj fuqishëm në forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve tona.
Faleminderit, President Trump!