Krasniqi: Kosova përmbushi pjesën e saj të marrëveshjes së Bratislavës, BE-ja t’i heqë masat e padrejta

Welcome to Kosova Today

Pas dështimit të iniciativës qytetare për largimin e kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, ka reaguar Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Përmes një postimi në rrjetin social, X, Krasniqi shkroi se tani më shumë se kurrë BE-ja duhet t’i heqë të gjitha masat e padrejta ndaj Kosovës. […]

Krasniqi: Kosova përmbushi pjesën e saj të marrëveshjes së Bratislavës, BE-ja t’i heqë masat e padrejta

Pas dështimit të iniciativës qytetare për largimin e kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, ka reaguar Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Përmes një postimi në rrjetin social, X, Krasniqi shkroi se tani më shumë se kurrë BE-ja duhet t’i heqë të gjitha masat e padrejta ndaj Kosovës.

“Ka ardhur koha, tani më shumë se kurrë që BE-ja të heqë masat e padrejta ndaj Kosovës. Kosova ka përmbushur pjesën e saj të marrëveshjes së Bratislavës. Ne duhet të ecim përpara. Nuk mund të frenohet më nga sjellja e përsëritur destruktive e Serbisë”, shkroi Krasniqi.

Ai shtoi se edhe pse u bë thirrje për bojkot, qytetarëve iu dha mundësia ta shprehin vullnetin e tyre demokratik.

“Ne siguruam infrastrukturën dhe mundësinë që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre demokratik. Lista Serbe dhe Beogradi, nga ana tjetër, urdhëruan edhe një herë bojkotimin e procesit të votimit në 4 komunat veriore – pavarësisht thirrjeve që të mos bëhet një gjë e tillë”, shkroi ai.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Leposaviq Zubin Potok Mitrovic Veriut Ministri Administrimit Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi Kosov Kosova Bratislav Serbis Lista Serbe Beogradi

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Leposaviq Zubin Potok Mitrovic Veriut Ministri Administrimit Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi Kosov Kosova Bratislav Serbis Lista Serbe Beogradi

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online