Votimi në veri/ Osmani: Vuçiq sërish shkeli fjalën e dhënë – Kosova plotësoi kushtet e BE-së, të hiqen menjëherë masat

Welcome to Kosova Today

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova u dha mundësinë serbëve të veriut që t’i largojnë kryetarët aktual dhe t’i zgjedhin të rinjtë, por ata nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo ndodhi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe […]

Votimi në veri/ Osmani: Vuçiq sërish shkeli fjalën e dhënë – Kosova plotësoi kushtet e BE-së, të hiqen menjëherë masat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova u dha mundësinë serbëve të veriut që t’i largojnë kryetarët aktual dhe t’i zgjedhin të rinjtë, por ata nuk e shfrytëzuan këtë mundësi.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo ndodhi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale.

“Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuçiqi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë”, ka shkruar Osmani ndër të tjera.

Osmani ka shtuar se me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja dhe duhet të hiqen menjëherë masat e padrejta kundër Kosovës.

Postimi i saj i plotë:

Kosova i dha qytetarëve të komunave të veriut mundësinë që t’i largojnë kryetarët aktual dhe t’i zgjedhin kryetarët e rinj.

Qytetarët në masë të madhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. Për fat të keq, kjo kryesisht ndodhi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale.

Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuçiqi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë.

Por, Kosova sërish dëshmoi maturi, organizim e respektim të plotë të ligjeve e kushtetutës, duke ju ofruar të gjitha komuniteteve, pa dallim, mundësinë që ata të zgjedhin vetë se kush dëshirojnë t’i përfaqësojë.

E falënderoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, institucionet tona të sigurisë, si dhe partnerët tanë për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin.

Me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja. Masat e padrejta kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Presidentja Kosov Vjosa Osmani Kosova Facebook Beogradit Lista Serbe Serbia Postimi Qytetar Komisionin Qendror Zgjedhjeve Masat

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Presidentja Kosov Vjosa Osmani Kosova Facebook Beogradit Lista Serbe Serbia Postimi Qytetar Komisionin Qendror Zgjedhjeve Masat

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online