Krasniqi: Kushtetuta u shkel nga politikan e institucione të ndryshme, shkeljet sjellin përgjegjësi penale

Welcome to Kosova Today

Sot janë bërë 16 vjet që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill të 2008-tes ku hyri në fuqi më 15 qershor të atij viti. Si akti më i lartë juridik në vend, Kushtetuta u garanton të drejtat dhe liritë themelore të çdo qytetari të Kosovës […]

Krasniqi: Kushtetuta u shkel nga politikan e institucione të ndryshme, shkeljet sjellin përgjegjësi penale

Sot janë bërë 16 vjet që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill të 2008-tes ku hyri në fuqi më 15 qershor të atij viti.

Si akti më i lartë juridik në vend, Kushtetuta u garanton të drejtat dhe liritë themelore të çdo qytetari të Kosovës pa dallim.

16 vjet pas miratimit, po vlerësohet se Kushtetuta është shkelur në shumë raste.

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve Kushtetuese, Kolë Krasniqi në një prononcim për Front Online ka deklaruar se plani i Ahtisaarit ju dha të drejtë specifike grupeve minoritare të Kosovës.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës u ratifikua, para 16 viteve, përkatësisht më 9 prill të vitit 2008 dhe ka hyrë në fuqi më 15 qershor të atij viti. Kjo Kushtetutë rrjedh kryesisht nga Plani i ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari, i cili duke i njohur specifikat historike dhe etnike në rajon, ju dha të drejta specifike grupeve minoritare në Kosovë duke ju garantuar atyre një ambient të sigurt për bashkëjetesë me popullin shqiptarë – shumicë të Kosovës”, thotë Krasniqi.

 Krasniqi numëron shkeljet e Kushtetutës në Kosovë, përmend rastet e ministreve Nagavci e Haxhiu

Kushtetuta është shkelur nga politikan e institucione të ndryshme që kishin mision zbatimin e saj, thotë Kolë Kransiqi, njohësi i çështjeve Kushtetuese.

Ai deklaron për Front Online se shkeljet janë bërë shpesh për interes publik.

Krasniqi ka përmendur një rast lidhur në kohën e pandemisë kur thotë se është shkelur Kushtetuta.

“Që nga miratimi i këtij akti me te lartë juridik të shtetit e deri me tani, kjo kushtetutë është shkelur nga politikan dhe institucione të ndryshme kosovare qe kishin mision mbrojtjen dhe zbatimin e saj. Nganjëherë këto shkelje janë bërë në interes publik, sikur urdhëresa për vendosjen e karantinës dhe për shqiptim te kundërvajtjeve gjatë kohës së pandemisë Covid-19 qe ishin konstatuar nga Gjykata Kushtetuese si kufizim flagrant i te drejtave dhe lirive te njeriut”, deklaroi Krasniqi.

Ky nuk është rasti i vetëm.

Krasniqi ka cekur edhe dy rastet e shkeljes së Kushtetutës së ministres së Arsimit dhe Drejtësisë.

“Raste te mosrespektimit te kushtetutës nga qeveritaret, sikur rasti i shkeljes se rregullave kushtetuese nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kjo ministre kishte ndërhyrë në kompetencat e Komunës së Kamenicës përkitazi me ofrimin e arsimit publik, në kundërshtim me garancitë kushtetuese dhe ligjore. Në mars të 2023-tes, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka shkelur Kushtetutën, duke shpallur anti-kushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial”, u shpreh ai për Front Online.

Shkeljet e Kushtetutës së Kosovës nuk kanë munguar as në institucionet e sistemit të drejtësisë.

Krasniqi ka përmendur një rast të përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit.

“Në Kuvend kishte sjellë vendimin antikushtetues të 30 qershorit 2021, për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil. Shkarkimi i 8 anëtareve të bordit të RTK- së ishte konstatuar se është bërë ne kundërshtim me nenin 7 dhe nenin 67 të Kushtetutës. Përveç shkeljeve te tilla nga institucionet vitale te shtetit, Kushtetutën e kanë shkelur edhe institucionet profesionale të sistemit të drejtësisë. Këshilli Prokurorial gjatë përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, kishte shkelur neni 31 të Kushtetutës lidhur me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thekson Krasniqi.

Krasniqi: Gjykatat penale kanë shkelur të drejtat dhe liritë elementare të njeriut të garantuara me Kushtetutë

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve Kushtetuese, Kolë Krasniqi duke folur për Front Online ka theksuar dy rastet që është shkelur Kushtetuta në Këshillin Gjyqësor.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës gjatë viteve te fundit dy herë kishte vepruar në kundërshtim me rregullat Kushtetuese, gjatë procesit të përzgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Supreme dhe atij të të Apelit”, thotë Krasniqi.

Dy rastet e fundit që ka përmendur Krasniqi të Diana Krasniqit dhe rastin “Drenica2”, thotë se është shkelur e drejta dhe liria e njeriut e garantuar me Kushtetutë.

“Gjykatat penale kanë shkelur të drejtat dhe liritë elementare të njeriut të garantuara me Kushtetutë dhe konventa ndërkombëtare. Në rastin e njohur si “Drenica2”, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se të akuzuarve u ishin shkelur të drejtat themelore kushtetuese qe garantojnë një gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Në rastin e te ndjerës Diana Kastrati, Gjykata Kushtetuese gjeti se Gjykata Komunale në Prishtinë duke mos vepruar, ka bërë shkelje të detyrimeve kushtetuese sipas nenit 25 të Kushtetutës dhe nenit 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, ka deklaruar Krasniqi.

Krejt këto shkelje të Kushtetutës që u cekën nga Krasniqi sjellin përgjegjësi penale e politike, sipas tij.

“Shkeljet e ngjashme te ligjit dhe të kushtetutës në vendet me demokraci të konsoliduar, detyrimisht sjellin përgjegjësi penale, politike – madje edhe trazime te ndryshme sociale”, është shprehur Krasniqi për Front Online.

Kushtetuta ka 14 kapituj dhe 162 nene. 9 prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë që do të thotë se institucionet sot do ta kenë ditë pushimi./Front Online/

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kushtetut Republik Kosov Kushtetuta Profesori Kushtetuese Krasniqi Front Online Ahtisaarit Plani Martti Ahtisaari Nagavci Haxhiu Kransiqi Nganj Covid Gjykata Arsimit Drejt Raste Sipas Gjykat Komun Kamenic Albulena Ligjin Prokurorial Shkeljet Kuvend Pavarur Civil Shkarkimi Kryeprokurorit Shtetit Konvent Evropiane Drejtat Njeriut Gjykatat Supreme Apelit Diana Krasniqit Kastrati Komunale Prishtin Krejt

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kushtetut Republik Kosov Kushtetuta Profesori Kushtetuese Krasniqi Front Online Ahtisaarit Plani Martti Ahtisaari Nagavci Haxhiu Kransiqi Nganj Covid Gjykata Arsimit Drejt Raste Sipas Gjykat Komun Kamenic Albulena Ligjin Prokurorial Shkeljet Kuvend Pavarur Civil Shkarkimi Kryeprokurorit Shtetit Konvent Evropiane Drejtat Njeriut Gjykatat Supreme Apelit Diana Krasniqit Kastrati Komunale Prishtin Krejt

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online