Krasniqi: S’e kam parë Veselin duke dërguar dikë në Kleçkë

Dëshmitari Naser Krasniqi deklaroi para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) se nuk e ka parë asnjëherë Kadri Veselin që ta dërgojë dikë në objektin e ndalimit në Kleçkë. “Është e vërtetë se asnjëherë nuk e kam parë duke e dërguar dikë në atë qendër”, tha Veseli. Dëshmitari tha se ka qëndruar përreth zonës së

Krasniqi: S’e kam parë Veselin duke dërguar dikë në Kleçkë

Dëshmitari Naser Krasniqi deklaroi para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) se nuk e ka parë asnjëherë Kadri Veselin që ta dërgojë dikë në objektin e ndalimit në Kleçkë.

“Është e vërtetë se asnjëherë nuk e kam parë duke e dërguar dikë në atë qendër”, tha Veseli.

Dëshmitari tha se ka qëndruar përreth zonës së Kleçkës deri në përfundim të luftës, përkatësisht deri në fillim të qershorit 1999.

Me arsyen që informacionet konfidenciale mund të nxirren nga dëshmitari në pyetjet e radhës, avokati i Veselit, Rodney Dixon kërkoi seancë privat. Kjo kërkesë e mbrojtjes, u aprovua nga trupi gjykues. /Betimi për Drejtësi