Krasniqi: VV s’ka shumicë parlamentare, po dojnë me ble kohë për me i bë pazaret politike
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit për herë të dytë të konstituimit të Kuvendit ka thënë se VV-ja po e pengojnë rrjedhën e seancës, në vend se të hidhnin në votim raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumeve. Sipas Krasniqit, VV-ja se ka shumicën, dhe se me këtë po duan ta zvarrisin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit për herë të dytë të konstituimit të Kuvendit ka thënë se VV-ja po e pengojnë rrjedhën e seancës, në vend se të hidhnin në votim raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumeve.
Sipas Krasniqit, VV-ja se ka shumicën, dhe se me këtë po duan ta zvarrisin procesin.
“Krejt qytetarët sot u bën dëshmitarë të faktit që Partia që ka dalë e para dhe ish pushteti e uzurpun një drejtë kushtetuese që u është dhënë përmes deputetit më të vjetër, për me pengu rrjedhën e seancës. Mund t’ju them që këta në mënyrë të organizuar kanë ardhur me pengu seancën”, tha Krasniqi.