Krisa reagon sërish: Kam takuar miq për të kuptuar ç’ka ndodhur me Loredanën
Ndonëse deklarata e Tirit ku shprehej se kishte një pëlqim në BB VIP, mbetet ende e paqartë, Krisa ka reaguar për herë të dytë, duke theksuar se nuk e priste që lidhja e saj e dashurisë të testohej aq lehtësisht. “Në një vit bashkë, nuk e kam menduar kurrë se lidhja do të testohej nga […]

Ndonëse deklarata e Tirit ku shprehej se kishte një pëlqim në BB VIP, mbetet ende e paqartë, Krisa ka reaguar për herë të dytë, duke theksuar se nuk e priste që lidhja e saj e dashurisë të testohej aq lehtësisht.
“Në një vit bashkë, nuk e kam menduar kurrë se lidhja do të testohej nga një javë mungesë”. Të gjithë juve që më keni shkruar, e përsëris, jam shumë mirë dhe po e shikoj nga afër Tirin këto ditë për ta kuptuar më mirë deklaratën e tij.
Nga ana tjetër kam takuar edhe miq të përbashkët që kanë qenë në klub atë natë me Loredanën për të kuptuar se çfarë ka ndodhur realisht në këtë histori,” shkruan ajo.
Ndërkohë, Tiri nuk e ka sqaruar ende plotësisht deklaratën e tij se pëlqen dikë në shtëpi, gjë e cila mund të sjellë diskutime në spektaklin e kësaj të marte.