Largohet nga vendngjarja trupi i gruas që dyshohet se u vra nga burri i saj në Pejë

Welcome to Kosova Today

Trupi i pajetë i të ndjerës 43-vjeçare, e cila dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes. Çifti kanë pasur tre fëmijë për të cilët, prokurori nuk ka deklaruar nëse kanë qenë brenda në momentin kur ka ndodhur vrasja. Të njëjtit tash janë në përkujdesjen e familjarëve të […]

Largohet nga vendngjarja trupi i gruas që dyshohet se u vra nga burri i saj në Pejë
largohet-nga-vendngjarja-trupi-i-gruas-qe-dyshohet-se-u-vra-nga-burri-i-saj-ne-peje

largohet-nga-vendngjarja-trupi-i-gruas-qe-dyshohet-se-u-vra-nga-burri-i-saj-ne-peje

Trupi i pajetë i të ndjerës 43-vjeçare, e cila dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Çifti kanë pasur tre fëmijë për të cilët, prokurori nuk ka deklaruar nëse kanë qenë brenda në momentin kur ka ndodhur vrasja.

Të njëjtit tash janë në përkujdesjen e familjarëve të tjerë, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

I njëjti ishte dënuar për rast të dhunës në familje para dy viteve.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, konfirmoi rastin dhe arrestimin e dyshuarit, duke bërë të ditur se vrasja u krye me armë zjarri.

Hetimet fillestare po zhvillohen në vendngjarje nga ekipet relevante.

Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit, e vrasjes së grave në Kosovë.

Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Për vrasjen e saj është arrestuar ish-bashkëshorti i saj, të cilit autoritetet ia kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji.