Kur do të vijnë 30 autobusët e rinj dhe cilat linja pritet të shtohen? Flasin nga Trafiku Urban

Welcome to Kosova Today

Nga 30 autobusë, tani ka shkuar në 51 numri në Trafikun Urban për linjat 1, 3, 4 dhe të tjera. Ky numër gjatë këtij viti pritët të shkojë në 81. Puna fillon nga ora 06:00 e mëngjesit e përfundon në 24:00 në Trafikun Urban. Mungesë të punëtorëve nuk ka në kompaninë publike të transportit në […]

Kur do të vijnë 30 autobusët e rinj dhe cilat linja pritet të shtohen? Flasin nga Trafiku Urban

Nga 30 autobusë, tani ka shkuar në 51 numri në Trafikun Urban për linjat 1, 3, 4 dhe të tjera.

Ky numër gjatë këtij viti pritët të shkojë në 81.

Puna fillon nga ora 06:00 e mëngjesit e përfundon në 24:00 në Trafikun Urban.

Mungesë të punëtorëve nuk ka në kompaninë publike të transportit në Prishtinë.

Kështu kanë bërë të ditur për Front Online nga zyra për Media e Trafikut Urban.

“Ju njoftojmë se në linjat e Trafikut Urban operojmë nga ora 06:00 deri në orën 24:00 me kapacitet të plotë të flotës në përbërje prej 51 autobusëve dhe se në orët e fluksit në planifikim janë të paraparë frekuentim me i shpeshte i autobusëve. Stafi i Trafikut Urban është i plotësuar në bazë të rregullores për sistematizim të vendeve të punës dhe fatmirësisht nuk ka mungese të punëtoreve pasi që punëtoret trajtohen dinjitetshëm me kushtet e punës”, thuhet në përgjigjën e tyre.

Njëra ndër sfidat kryesore të kompanisë publike të transportit mbetët ngarkesa e komunikacionit.

“Sfida kryesore është ngarkesat në komunikacion si dhe mungesa e shiritit të veçantë për qarkullim të autobusëve”.

Nga kërkesa e shumtë e qytetarëve për shërbimin me autobusët e Trafikut Urban pritët blerja e disave prej tyre.

“Duke pasur parasysh kërkesat e banoreve të lagjeve të cilat nuk kanë transport publik si dhe numrin e lartë të qytetarëve të cilët kanë kërkesa për shërbim me autobusët e TU-se, ne jemi në procedura për blerjen e 30 autobusëve te rijnë”, thuhet në përgjigjen e Trafikut Urban.

Edhe shtimi i linjat të reja nuk do të mungojnë në Prishtinë.

“Me ardhjen e autobusëve të rijnë planifikohet edhe zgjerimi i rrjetit të linjave”.

 

Qytetarët ankohen për mungesën e WIFI-së në autobusë, flasin nga Trafiku Urban

Nga 6 shkurti i 2024-tes qytetarëve prishtinas u është mundësuar shfrytëzimi i Ë IFI-së në autobusët e Trafikut Urban.

Por, për disa qytetarë kjo nuk është mundësuar ende.

Disa prishtinas janë ankuar në mediumin Front Online se nga 6 shkurti nuk kanë pasur për asnjë ditë qasje në WIFI.

“Çdo ditë udhëtojë në linjën 4, asnjë ditë nuk më ka funksionuar WIFI-a”, tha një qytetar në anonimitet për Front Online.

Në gjë të tillë e kanë mohuar nga Trafiku Urban. Duke thënë se në të gjitha linjat funksionin internet.

“Ju informojmë se të në gjithë autobusët funksionon ë i-fi dhe mund të ndodh që mos të funksionoj vetëm në zona ku ka rrjet më të dobët”, thuhet në përgjigjen e Trafikut Urban.

Ndryshe, numri i autobusëve që u blenë nga ish-kryetari i komunës së kryeqytetit, Shpend Ahmeti herën e fundit ishte 21, në 2018-ën.

Ahmeti pati thënë se nëpërmjet këtij investimi do të plotësohet zotimi elektoral i tij, për 80 autobusë në pronësi publike, shkruan Front Online.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Trafikun Urban Munges Prishtin Front Online Media Trafikut Stafi Sfida Qytetar Trafiku Ndryshe Shpend Ahmeti

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Trafikun Urban Munges Prishtin Front Online Media Trafikut Stafi Sfida Qytetar Trafiku Ndryshe Shpend Ahmeti

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online