“Kur hapim çeshmën dhe kemi ujë, kemi shpresë”, Mumin Morina i bashkohet AAK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Mumin Morina, Drejtor Teknik Rajonal në KRU “Hidromorava” Gjilan dhe si Hidroinxhinier Kryesor në “Hidroteknika” Gjilan, i është bashkuar partisë që ai udhëheq. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u shpreh në mënyrë metaforike se “kur hapim çeshmën dhe kemi ujë, kemi shpresë”, duke iu

“Kur hapim çeshmën dhe kemi ujë, kemi shpresë”, Mumin Morina i bashkohet AAK-së
“Kur hapim çeshmën dhe kemi ujë, kemi shpresë”, Mumin Morina i bashkohet AAK-së

“Kur hapim çeshmën dhe kemi ujë, kemi shpresë”, Mumin Morina i bashkohet AAK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Mumin Morina, Drejtor Teknik Rajonal në KRU “Hidromorava” Gjilan dhe si Hidroinxhinier Kryesor në “Hidroteknika” Gjilan, i është bashkuar partisë që ai udhëheq.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u shpreh në mënyrë metaforike se “kur hapim çeshmën dhe kemi ujë, kemi shpresë”, duke iu referuar aderimit të Morinës në AAK.

“Kur hapim çeshmën dhe kemi ujë, kemi shpresë. Sepse uji është jetë, është siguri për familjet tona. Kur e dimë se furnizimi me ujë të pijshëm është i garantuar edhe për gjeneratat pas nesh, atëherë vendi ynë ecën përpara. Mumin Morina ndër vite ka punuar për ta siguruar ujin e pijshëm për vendin, përmes projektimit, zhvillimit dhe menaxhimit të projekteve të infrastrukturës hidroteknike. Përvoja e tij profesionale, veçanërisht si Drejtor Teknik Rajonal në KRU “Hidromorava” Gjilan dhe si Hidroinxhinier Kryesor në “Hidroteknika” Gjilan, dëshmon aftësitë e tij të jashtëzakonshme menaxheriale dhe teknike”, ka shkruar ai.

Pos tjerash, Haradinaj i ka uruar fat Morinës në garën për deputet.

“Në Qeverinë e Aleancës, furnizimi me ujë për qytetarët e Kosovës, sipërmarrësit dhe bujqit do të zgjidhet përfundimisht. Ashtu siç do ta zgjidhim një herë e përgjithmonë edhe trajtimin e ujërave të zeza, duke e ngritur Kosovën në standard të zhvillimit dhe mirëqenies. Kjo do të realizohet përmes ndërtimit të shtatë digave të reja dhe ngritjes së impianteve të reja të trajtimit të ujërave në komunat më të vogla. Mumin, Kosova ka nevojë për ty! Të uroj fat në garën për deputet”.