Suva kursen 123 milionë franga në vitin 2025 nga kontrolli i faturave mjekësore

Sipas të dhënave të publikuara, nga rreth 2.9 milionë fatura të kontrolluara, afërsisht 297 mijë janë kthyer për korrigjim, që përbën 10.4 për qind të totalit. Problemet e identifikuara përfshinin faturime të dyfishta, tarifa të pasakta dhe shërbime që nuk mbuloheshin nga sigurimi, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, shpenzimet për trajtime mjekësore dhe terapeutike vazhdojnë të rriten. Në vitin 2025, Suva ka paguar rreth 1.34 miliardë franga për këto shërbime, afërsisht 6 për qind më shumë se një vit më parë.
Sipas Suvas, kursimet nga kontrollet synojnë të përfitojnë të siguruarit dhe të ndihmojnë në mbajtjen stabile të primeve të sigurimit./Albinfo.ch
The post Suva kursen 123 milionë franga në vitin 2025 nga kontrolli i faturave mjekësore appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



