Kurti ecën vetëm në fushatë

Tri ditë Lëvizja “Vetëvendosje” kishte pezulluar tubimet e mëdha nëpër qendrat e Kosovës. Kjo për shkak se lideri i këtij subjekti politik, Albin Kurti,  gjatë kësaj jave ka qëndruar jashtë vendi, përkatësisht në Zvicër. Megjithatë, tubime të vogla në lagje dhe shtëpi private nga zyrtarët dhe kandidatët për deputet nga kjo parti kanë vazhduar. Është

Kurti ecën vetëm në fushatë

Tri ditë Lëvizja “Vetëvendosje” kishte pezulluar tubimet e mëdha nëpër qendrat e Kosovës. Kjo për shkak se lideri i këtij subjekti politik, Albin Kurti,  gjatë kësaj jave ka qëndruar jashtë vendi, përkatësisht në Zvicër.

Megjithatë, tubime të vogla në lagje dhe shtëpi private nga zyrtarët dhe kandidatët për deputet nga kjo parti kanë vazhduar.

Është Kurti ai i cili po e udhëheq fushatën e VV-së, derisa fjala në tubimet e saj i jepet vetëm ministrave të caktuar, kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe pak deputetëve.

Kandidatët për deputetë të VV-së, megjithatë thonë se disa prej tyre kanë folur në tubimet e mëdha të VV-së.

Tishukaj e VV-së: Çdo fjalim në fushatë duhet të miratohet nga Besnik Bislimi

Kandidatja për deputete e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, ka deklaruar se tubimet e mëdha gjatë  kësaj jave janë anuluar deri sa të kthehet Albin Kurti, ndërsa, siç thotë ajo, tubimet e mesme dhe të vogla kanë vazhduar  të mbahen pa ndërprerje.

“Tubimet e mëdha janë anuluar deri të kthehet Kurti, por tubimet e mesme dhe të vogla nuk janë ndalë. Kurti e ka ekipin shumë të gjerë, por e ka pas të rëndësishme për ta nënshkruar një marrëveshje dhe e ka shfrytëzuar të takohet edhe me mërgimtarët”, tha ajo.

Ajo gjithashtu përmendi se standardet e fushatës janë të përcaktuara nga shtabi zgjedhor, dhe se çdo fjalim është miratuar dhe përcaktuar nga shefi i shtabit, Besnik Bislimi.

“Kandidatët për deputet nuk po ndalën në asnjë moment me takime. Kurti i paraprinë edhe shpalosjes së programit, ai i prinë fushatave të mëdha. E kemi një standard që e aprovon shtabi zgjedhor, ata e përcaktojnë se kush të flas ashtu e ka definuar shefi i shtabit, Besnik Bislimi dhe ne duhet ta bëjmë miratimin se ai e ka vlerësuar asi soji”, shprehet ajo.

Thaçi: Ekipet e VV-së po punojnë në terren

Kandidati për deputet i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Halil Thaçi, shpjegoi se në tubime zakonisht flasin kryetarët e qendrave, ndërsa në disa qytete, kandidatë për deputetë që janë edhe kryetarë të qendrave kanë pasur mundësinë të flasin.

“Nuk janë pezulluar tubimet po vazhdojmë të shkojmë në disa lokacione të ndryshme, jemi në fushatë duke punuar. Në tubime zakonisht flasin kryetarët e qendrave ky është format i bërë nga fillimi në disa qytete kanë folur kandidatet për deputet që janë edhe kryetar të qendrave”, shprehet ai për “Front Online”.

Analisti Sadiku: Fushata e Kurtit fokuson fuqinë e liderit

Analisti politik Arbnor Sadiku ka folur për “Front Online” lidhur me strategjinë zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke theksuar se Albin Kurti është vetë Lëvizja në bazë të listës zgjedhore.

Sipas Sadikut, shumë nga kandidatët për deputet janë pothuajse të panjohur dhe nuk dihet qartë se çfarë përfaqësojnë, duke u fokusuar më shumë tek figura e Kurtit.

“Kurti është vetë LVV-ja në bazë të listës zgjedhore. Të tjerët janë pothuajse njerëz të panjohur se di askush se çfarë përfaqësojnë. Kurti e konsideron që duke e votuar atë e marrin votën nuk i voton dikush se kandidatet për deputet janë dikush i por i voton për Kurtin”, tha ai.

Sadiku ka thënë se në disa komuna ku LVV-ja është më e dobët, kjo strategji mund të dëmtojë kandidatët e partisë, pasi fokusi vërehet më shumë tek fuqia e liderit sesa tek struktura e partisë si e tërë.

“Në disa komuna ku është më e dobët VV i dëmton kjo fushatë kandidatët, por më shumë i këqyrin aspektin e fuqisë të liderit se sa partisë“, shprehet ai.