Kurti: Kosova më e sigurt se kurrë – mbi 20 stacione dhe baza policore janë ngritur në veri

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë ka deklaruar se Kosova është më e sigurt si asnjëherë më parë, pasi tha se Policia e shtetit është më e fortë se kurrë.
Ai tha se institucioni i Policisë u ngrit me sakrifica e mund.
“Policia është angazhuar për shtet që funksionon ku ngadhënien rendi dhe ligji”, tha Kurti.
Ai ka treguar se edhe sa stacione e baza policore janë ngritur në veri.
“Për gjatë 5 viteve të fundit, kemi investuar edhe në rritjen e kapaciteteve për mbrojetje e siguri. Janë ngritur mbi 20 stacione dhe baza policore në gjithë veriun ku më parë nuk kishte asnjë stacion për mbrojtje dhe ruajtje të kufirit”, tha Kurti.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



