Kurti kujton dëshmorët e rënë në Polac: Përkujtimi i tyre është obligim moral dhe institucional

Welcome to Kosova Today

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë për liri në Polac. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Kurti njoftoi se vizitoi familjen e Nurije Kabashi Vojvoda në Skenderaj, ku forcat serbe ia kanë vrarë disa anëtarë të familjes. “Pas aterimit në aeroportin “Adem Jashari”, u nisa për në Polac, […]

Kurti kujton dëshmorët e rënë në Polac: Përkujtimi i tyre është obligim moral dhe institucional

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë për liri në Polac.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Kurti njoftoi se vizitoi familjen e Nurije Kabashi Vojvoda në Skenderaj, ku forcat serbe ia kanë vrarë disa anëtarë të familjes.

“Pas aterimit në aeroportin “Adem Jashari”, u nisa për në Polac, për të shprehur nderimin më të thellë ndaj martirëve dhe dëshmorëve të rënë për liri. Pas homazheve në Kompleksin Memorial të martirëve në Polac, vizituam familjen e zonjës Nurije Kabashi Vojvoda, në Lagjen 3 të Skenderaj”, shkroi Kurti.

Ndër tjerash, Kurti u shpreh se përkujtimi i viktimave dhe dëshmorëve nuk është vetëm obligim moral, por edhe institucional.

“Kujtimi i tyre na udhëzon e frymëzon për të ardhmen, për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të mirë për të gjithë. Lavdi për ata që dhanë jetën e tyre për çlirim e liri”, përfundoi Kurti.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kryeministri Kosov Albin Kurti Polac Facebook Nurije Kabashi Vojvoda Skenderaj Jashari Kompleksin Memorial Lagjen Kujtimi Lavdi

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kryeministri Kosov Albin Kurti Polac Facebook Nurije Kabashi Vojvoda Skenderaj Jashari Kompleksin Memorial Lagjen Kujtimi Lavdi

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online