Kurti me postim pasi VV e humbi argumentin për seancën konstituive, qeverinë e tij e quan “kabinet në krye të detyrës”
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka postuar në Facebook, disa vendime të Qeverisë, në kohë kur PDK-LDK-AAK po i kërkojnë të zbatojë ligjin e të jap dorëheqje sepse s’mund të jetë edhe kryeministër edhe deputet. Përndryshe, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ia ka kthyer letrën kryesuesit të seancës Avni Dehari, që senca duhet të vazhdojë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka postuar në Facebook, disa vendime të Qeverisë, në kohë kur PDK-LDK-AAK po i kërkojnë të zbatojë ligjin e të jap dorëheqje sepse s’mund të jetë edhe kryeministër edhe deputet.
Përndryshe, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ia ka kthyer letrën kryesuesit të seancës Avni Dehari, që senca duhet të vazhdojë para 48 orëve – që nënkupton nesër.
Rrjedhimisht, Lëvizja Vetëvendosje humbi argumentin juridik për seancën konstituive.
Kurti Qeverinë e tij e ka quajtur si “kabinet në krye të detyrës”.
Kurti në këtë postim ka treguar për vendimet që kanë marrë, që lidhen edhe me emërime si atë në Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Rajonale Ujësjellësit “Hidrogjioni Jugos Sh. A”, Prizren.
Po ashtu, u aprovua edhe kërkesa përhuamarrje në vlerë prej 10 milionë euro për Telekomin e Kosovës.