Kurti në takim me Davenport dhe Sprecher, flasin për Zyrën e Kontrollit

Welcome to Kosova Today

Kryeministri Albin Kurti, priti në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport dhe ambasadorin e Zvicrës, Jurg Sprecher, me të cilët biseduan rreth mbështetjes për krijimin dhe funksionalizimin e Zyrës për Kontrollin dhe Harmonizimin Gjuhësor brenda Zyrës së kryeministrit, teksa Qeveria ka miratuar vendimin për krijimin e kësaj zyreje. “Kjo zyrë do të punojë […]

Kurti në takim me Davenport dhe Sprecher, flasin për Zyrën e Kontrollit

Kryeministri Albin Kurti, priti në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport dhe ambasadorin e Zvicrës, Jurg Sprecher, me të cilët biseduan rreth mbështetjes për krijimin dhe funksionalizimin e Zyrës për Kontrollin dhe Harmonizimin Gjuhësor brenda Zyrës së kryeministrit, teksa Qeveria ka miratuar vendimin për krijimin e kësaj zyreje.

“Kjo zyrë do të punojë ngushtë me Zyrën e Komisionerit për Gjuhë në sigurimin e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, dhe do punësojë deri në 15 përkthyes, në mënyrë që ligjet dhe aktet nënligjore të paraqiten në të dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës me saktësi të plotë përkthimi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë angazhim të ekzekutivit, po sigurohet edhe sundimi i ligjit edhe zbatimi i të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri Kurti i falënderoi ambasadorët Davenport dhe Sprecher për bisedën, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kryeministri Albin Kurti Kosov Michael Davenport Zvicr Sprecher Kontrollin Harmonizimin Qeveria Komisionerit Ligjit Republik Qeveris

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kryeministri Albin Kurti Kosov Michael Davenport Zvicr Sprecher Kontrollin Harmonizimin Qeveria Komisionerit Ligjit Republik Qeveris

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online