Konjufca në Shkup zhvillon takime me liderët e opozitës shqiptare
Welcome to Kosova TodayKryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar në Shkup duke shprehur kështu mbështetjen ndaj opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Konjufca u shoqërua gjatë vizitës së tij nga disa liderë të opozitës shqiptare, duke përfshirë kandidatin për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, kreu i Lëvizjes […]
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar në Shkup duke shprehur kështu mbështetjen ndaj opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Konjufca u shoqërua gjatë vizitës së tij nga disa liderë të opozitës shqiptare, duke përfshirë kandidatin për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti dhe ai i Alternativës, Afrim Gashi.
Në një postim në Facebook, kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka thënë se biseda me kryeparlamentarin Konjufca ishte plot optimizëm.
“Sot kafen e pimë me një mik të veçantë, me kryekuvendarin e Kosovës, Glauk Konjufcën, në Çarshinë bujare të Shkupit. Shëtitje e bisedë plot optimizëm, me Glaukun që frymëzon vrull, për shumë fitore të reja”, ka shkruar Mexhiti.
“Bashkë me Arbenin, Izetin, Afrimin dhe Bekimin sot pritëm në Shkup z. Glauk Konjufca, politikanin që përfaqëson në mënyrë më të denjtë popullin e Kosovës. Është nder dhe kënaqësi që kryetari i Kuvendit të Kosovës, përcjell me përkushtim vizionin e VetVendosjes që shqiptarët, kudo që janë, të jetojnë me kokën lartë, me dinjitet dhe krenarë. Nuk ka shembull më të mirë të një politikani si Glauku, i cili veprimet politike i ka të ndërtuara sipas vullnetit dhe nevojave të popullit të tij dhe jo sipas vullnetit të oligarkëve dhe kundërshtarëve të popullit shqiptarë”, ka shkruar Kasami.