Kurti pasi nuk u paraqit në Prokurori për të dhënë dëshminë, fton prokurorët në zyrën e tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë, por i ka ftuar hetuesit e Prokurorisë Speciale që t’i shkojnë në zyrën e tij. “Asnjëherë s’kam thënë se s’do të jap dëshmi dhe e refuzoj…Kam thënë se jam i gatshëm dhe i interesuar. Kam shkruar letër ku kam treguar edhe oraret […] The post Kurti pasi nuk u paraqit në Prokurori për të dhënë dëshminë, fton prokurorët në zyrën e tij appeared first on Albinfo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë, por i ka ftuar hetuesit e Prokurorisë Speciale që t’i shkojnë në zyrën e tij.
“Asnjëherë s’kam thënë se s’do të jap dëshmi dhe e refuzoj…Kam thënë se jam i gatshëm dhe i interesuar. Kam shkruar letër ku kam treguar edhe oraret kur mund të bëhen. Mirëpres Prokurorinë e Shtetit në zyrën e kryeministrit…S’ka ndonjë arsye që të mos vazhdojë. Pra, qysh në muajin dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistim dhe të jepet dëshmia nga ana ime”, ka thënë Kurti.
Kryeministri i Kosovës, ishte i detyruar me urdhër gjykate të japë dëshminë e tij më 04.03.2025 në orën 10:00.
The post Kurti pasi nuk u paraqit në Prokurori për të dhënë dëshminë, fton prokurorët në zyrën e tij appeared first on Albinfo.