Malaj: Të mos harrohet se disa prej hartuesve të alfabetit shqip u persekutuan nga komunizmi për arsye politike

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj, mori pjesë në një aktivitet të realizuar nga institucionet e dyja vendet. Ai këtë e quajti nder dhe përgjegjësi, të ishte pjesë e një tjetër dëshmie të bashkëpunimit të ngushtë, në fushën e kujtesës kolektive për historinë kombëtare. “Instituti për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKPK)

Malaj: Të mos harrohet se disa prej hartuesve të alfabetit shqip u persekutuan nga komunizmi për arsye politike

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj, mori pjesë në një aktivitet të realizuar nga institucionet e dyja vendet.

Ai këtë e quajti nder dhe përgjegjësi, të ishte pjesë e një tjetër dëshmie të bashkëpunimit të ngushtë, në fushën e kujtesës kolektive për historinë kombëtare.

“Instituti për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKPK) në Shqipëri solli në Prishtinë ekspozitën “Persekutimi komunist i disa prej hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve të tyre” në ambjentet e Institutit Albanalogjik të Kosovës dhe në Universitetin e Prishtinës-Fakulteti Filozofik,në kuadër të bashkëpunimit të nisur mes këtyre institucioneve. Përshëndeta dy aktivitetet, ku inkurajova këto institucione që asnjëherë të mos ndalen për të nxjerrë nga harresa ku i futi regjimi komunist i kohës për arsye politike, personalitetet e elitës kulturore shqiptare që kontribuan në formësimin e identitetit tonë kombëtar e për ti vendosur ata në vendin që meritojnë në historinë tonë kombëtare”, tha Malaj.

Diplomati shqiptar tha se është shumë e rëndësishme ishte nënshkrimi i dy memorandumeve të bashkëpunimit të ISKPK-së me Institutin Albanalogjik të Kosovës dhe me Fakulteti Filozofik të UP, ku palët angazhohen për projekte të përbashkëta, aktivitete dhe botime me interes reciprok.

“Ju urojmë rrugë të mbarë këtyre bashkëpunimeve!”, deklaroi Malaj.