Kurti për vendimin e Manastirit të Deçanit: I vështirë, por i paevitueshëm

Welcome to Kosova Today

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalimin e tij në kuadër të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie. Kurti foli edhe rreth vendimit për dhënien e 25 hektarëve për Manastirin e Deçanit. Ai tha se ky “vendim ishte i vështirë, por i paevitueshëm”. “Më 13 mars morëm një vendim shumë të vështirë e megjithatë […]

Kurti për vendimin e Manastirit të Deçanit: I vështirë, por i paevitueshëm

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalimin e tij në kuadër të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Kurti foli edhe rreth vendimit për dhënien e 25 hektarëve për Manastirin e Deçanit.

Ai tha se ky “vendim ishte i vështirë, por i paevitueshëm”.

“Më 13 mars morëm një vendim shumë të vështirë e megjithatë vazhdojmë të besojmë të paevitueshëm. Në kuadër të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, procesi ishte bllokuar nga akterët për shkak se Kosovës i ishin vënë tri parakushte, parasë procesi të përparonte më tutje. Si rezultat i lobimit të institucioneve tona, për çka e falënderojë MPJD-në, u arrit që nga këto 3 kushte, avancimi të sigurohet me vetëm një parakusht, zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Manastirin e Deçanit”, tha Kurti.

“Në anën tjetër, pas shqyrtimeve të gjata juridike u siguruam që ky rast nuk përbën precedent dhe nuk kishte mjet legal e juridik për ta kontestuar, atë. Sot gjendemi në situatë më të favorshme në këtë proces, raporti i Bakoyannis njeh plotësimin e të gjitha kushteve, dhe qartë thotë se të tjera zotime duhet të përmbushen pas anëtarësimit”, shtoi shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kryetari Albin Kurti Manastirin Kosov Evrop Gjykat Kushtetuese Bakoyannis Qeveris

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kryetari Albin Kurti Manastirin Kosov Evrop Gjykat Kushtetuese Bakoyannis Qeveris

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online