Haxholli: Serbia, blerësi i parë evropian i dronëve kinez, kjo përbënë orientim tregtar në fushën e armatimit

Welcome to Kosova Today

Sekretar i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli përmes një postimi në Facebook ka thënë se në shtator të vitit 2023, në Panairin e Armatimit “Partner 2023”, në Beograd, Serbi, Irani sipas tij kishte ofruar llojllojshmëri të arsenalit të armatimit, përfshirë dronë dhe sisteme raketore, ku siç tha ai, nuk kanë […]

Haxholli: Serbia, blerësi i parë evropian i dronëve kinez, kjo përbënë orientim tregtar në fushën e armatimit

Sekretar i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli përmes një postimi në Facebook ka thënë se në shtator të vitit 2023, në Panairin e Armatimit “Partner 2023”, në Beograd, Serbi, Irani sipas tij kishte ofruar llojllojshmëri të arsenalit të armatimit, përfshirë dronë dhe sisteme raketore, ku siç tha ai, nuk kanë munguar as armët ruse dhe ato kineze.

Haxholli u shpreh se Serbia është blerësi i parë evropian i dronëve kinez, gjë që përpos se një mesazh i keq ushtarak, sipas tij, përbënë edhe një orientim tregtar në fushën e armatimit.

“Në shtator të 2023, në Panairin e Armatimit “Partner 2023”, në Beograd, Serbi, Irani kishte ofruar/prezantuar llojllojshmëri të arsenalit të armatimit, përfshirë dronë dhe sisteme raketore. Aty nuk munguan as armët ruse dhe ato kineze. Serbia është blerësi i parë evropian i dronëve kinez, gjë që përpos se një mesazh i keq ushtarak, përbënë edhe një orientim tregtar në fushën e armatimit”.

“Si Kina ashtu edhe Irani, janë dy vende që aktivisht kanë përkrahur Rusinë në agresionin pushtues kundër Ukrainës. Të gjitha këto vende janë pjesë e një ekuacioni anti-perendimor, në të cilin Serbia është pjesëmarrëse aktive, oportune. Janë lajme të mira kur dështojnë një ose më shumë komponente të një aksi anti – perendim, sikurse është lajm fantastik ndërveprimi SHBA-UK-Francë, në përplasjen e mësymjeve iraniane”, shkroi ai.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Sekretar Republik Kosov Serbi Fatmir Haxholli Facebook Panairin Armatimit Partner Beograd Irani Serbia Rusin Ukrain Franc

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Sekretar Republik Kosov Serbi Fatmir Haxholli Facebook Panairin Armatimit Partner Beograd Irani Serbia Rusin Ukrain Franc

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online