Kurti: Srebrenica ishte paralajmërim për Kosovën dhe botën
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministren e tretë në detyrë, Emilija Rexhepi, morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, të mbajtur në Qendrën Memoriale në Potoçari. Kurit theksoi se Srebrenica ishte jo […] The post Kurti: Srebrenica ishte paralajmërim për Kosovën dhe botën appeared first on Albinfo.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministren e tretë në detyrë, Emilija Rexhepi, morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, të mbajtur në Qendrën Memoriale në Potoçari.
Kurit theksoi se Srebrenica ishte jo vetëm dëshmi e terrorit të regjimit të Millosheviqit, por edhe paralajmërim për projektin gjenocidal të Serbisë në Kosovë. Ai deklaroi përkushtimin e Kosovës për të qenë zë i së vërtetës dhe kujtesës historike, në solidaritet të plotë me viktimat dhe familjet e tyre, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, vitin e kaluar Qeveria e Kosovës ka shpallur 11 korrikun si ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë, duke i dhënë kësaj date një rëndësi shtetërore dhe institucionale.
The post Kurti: Srebrenica ishte paralajmërim për Kosovën dhe botën appeared first on Albinfo.