Kush dridhet nga rikthimi i Trump?/ Ish- ministri: Shumë prej deklaratave nuk do realizohen. Çuçi: Kina do të jetë rivali i tij
Inaugurimi i presidentit Trump ishte ngjarja më madhore e ditës, sidomos me vendimet e reja të cilat i bëri me dije. Ish- ministri i jashtëm Arian Starova, i ftuar në ‘ 360 gradë’ u shpreh se Trump po përpiqet ta kthejë Amerikën në një vend të fuqishëm jo vetëm për amerikanët, por për të gjithë [...]Read More...

Inaugurimi i presidentit Trump ishte ngjarja më madhore e ditës, sidomos me vendimet e reja të cilat i bëri me dije.
Ish- ministri i jashtëm Arian Starova, i ftuar në ‘ 360 gradë’ u shpreh se Trump po përpiqet ta kthejë Amerikën në një vend të fuqishëm jo vetëm për amerikanët, por për të gjithë botën.
“Unë mendoj që ato që ka thënë dhe gjatë fushatës, mbështeten në rrethana gjeopolitike 20 vjeçare që thonë që bota nuk do jetë më unipolare por do të jenë shumëpolare. Këto mbështeten në arritjen e Amerikës që Trump e përshkroi si rënie dhe tha që rënia mori fundi. Ai përpiqet të rikthej Amerikën si një vend të fuqishëm, jo vetëm për amerikanët, por që të shërbejë edhe për botën.”
Opinionistja Ornela Çuçi u shpreh se synimi i Trump është Kina dhe se ky do të jetë rivali i tij për të rritur Amerikën.
“Shteti amerikan ka lindur në demokraci dhe kështu do të jetë me apo pa Trump. Rreth 100 vetë janë detyruar të japin dorëheqjen deri në gradat e ulëta. Për emigrantët, në 8 vjecarin e Clinton janë dëbuar 12 milionë, Bush 10 milionë, Obama 5 milionë. Nuk e di sa do arrijë Trump të kap numrin e Clinton, por mënyra sesi e shet është e jashtëakonshme sepse është strateg i komunikimit. Tha që do çoj 200 policë në Chicago por nuk tha sesi. Trump s ibiznesmen ka vetëm një synim, Kinën dhe ky do jetë rivaliteti i tij për të rritur Amerikën. “
Ish ministri i jashtëm Paskal Milo u shpreh se shumë prej deklaratave të Trump nuk do të realizohen. Sipas tij, jo çdo gjë që ka deklaruar mund të realizohet.
“Unë kam mendim që presidenti Trump shumë nga ato që ka thënë i ka patur për fushatë elektorale dhe për tu marrë votën. Shumë nga ato deklarata nuk do realizohen. Shumë politikanë premtojnë shumë por kur vijnë në pushtet nuk realizojnë. Do të ketë rezistencë edhe brenda Kongresit Amerikan. Jo cdo gjë që ka deklaruar Trump do të mund të realizohet.”
/ abcnews.al