Laura Fazliu e ka kaluar pengesën e parë në Grand Prix Upper Austria
Laura Fazliu e ka kaluar pengesën e parë në Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Linz. Në xhiron e dytë të kategorisë deri 63 kilogramë, Laura e mposhti italianen Carlotta Avanzato. Ndaj saj realizoi hedhje për Ippon në kohën shtesë. Lufta ishte e vështirë për xhudisten kosovare. Në fillim të luftës ajo pësoi […] The post Laura Fazliu e ka kaluar pengesën e parë në Grand Prix Upper Austria appeared first on Albinfo.

Laura Fazliu e ka kaluar pengesën e parë në Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Linz.
Në xhiron e dytë të kategorisë deri 63 kilogramë, Laura e mposhti italianen Carlotta Avanzato.
Ndaj saj realizoi hedhje për Ippon në kohën shtesë.
Lufta ishte e vështirë për xhudisten kosovare. Në fillim të luftës ajo pësoi një lëndim në fytyrë. Mori trajtim mjekësor, ndërsa u kthye në tatami me një fashë në fytyrë. Megjithatë vazhdoi dhe shënoi fitore në fund.
The post Laura Fazliu e ka kaluar pengesën e parë në Grand Prix Upper Austria appeared first on Albinfo.