Lekaj: Gjendja në Trepçë është keq për shkak të Qeverisë “Kurti”

Welcome to Kosova Today

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Pal Lekaj, për FrontOnline thotë se e gjithë situata në Trepçë po ndodhë për shkak të mungesës së përkrahjes nga Qeveria Kurti. “Gjendja e sektorit të Trepçës tani e sa kohë nuk është e qëndrueshme për shkak të mungesës së përkrahjes nga Qeveria Kurti Sektori […]

Lekaj: Gjendja në Trepçë është keq për shkak të Qeverisë “Kurti”

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Pal Lekaj, për FrontOnline thotë se e gjithë situata në Trepçë po ndodhë për shkak të mungesës së përkrahjes nga Qeveria Kurti.

“Gjendja e sektorit të Trepçës tani e sa kohë nuk është e qëndrueshme për shkak të mungesës së përkrahjes nga Qeveria Kurti Sektori i energjisë, gjendja dhe problemet e Trepçës, e shtrenjtimi i energjisë janë tema që kjo Qeveri i ka lënë anash tani e 4 vite’’, deklaron ai.

Lekaj thotë se i kanë kërkuar në vazhdimësi Ministrisë së Ekonomisë dhe kryeministrit Kurti që të përmirësoj gjendjen e minatorëve, por ishte e kotë

‘’Ne si deputet dhe opozitë i kemi kërkuar në vazhdimësi edhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Kryeministrit, që të përmirësojë kushtet e Minatorëve, veshmbathjet e tyre, pagat dhe makineritë e punës, por ka qenë e kotë sepse Minatorët dhe Trepça nuk po shiten për konsum publik e votë të qytetarëve. Kjo Qeveri jep maksimumin për tema te lehta që marrin votë si psh, lëmoshat të herë pas hershme ndaj qytetarëve’’ thekson ai.

Lekaj thotë se punëtorët dhe familjet e të punësuarve në Trepçë janë në gjendje të rëndë.

‘’Trepça, punëtorët e saj dhe familjet e tyre janë në gjendje të rëndë. Kosova rrezikon të humbë shumë nga kjo qasje dhe politikë e VV-së e cila nuk bën asgjë po nuk pati interes politikë e votë të qytetarëve’’  tha ai për FrontOnline.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Komisionit Parlamentar Ekonomi Industri Tregti Lekaj FrontOnline Qeveria Kurti Gjendja Sektori Qeveri Ministris Ekonomis Kryeministrit Minator Kosova

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Komisionit Parlamentar Ekonomi Industri Tregti Lekaj FrontOnline Qeveria Kurti Gjendja Sektori Qeveri Ministris Ekonomis Kryeministrit Minator Kosova

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online