Lëvizja Vetëvendosje do të ankohet në Gjykatën Supreme
Sami Kurteshi thotë se kanë fakte të manipulimit të votave me postë The post Lëvizja Vetëvendosje do të ankohet në Gjykatën Supreme appeared first on Albinfo.

Lëvizja Vetëvendosje do të ankohet në Gjykatën Supreme, pas refuzimit të ankesës si të pasafatshme nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për anulim të rezultatit dhe përsëritje të votimit me postë.
Anëtari i kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi thotë se kanë fakte të manipulimit të votave me postë, transmeton albinfo.ch.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të dielën ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për rivlerësim të 1631 fletëvotimeve të pavlefshme. Ky proces pritet të nis më së largu të mërkurën.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të hënën mori vendim edhe për rinumërimin e 50 vendvotimeve në nivel vendi për shkak të mospërputhjeve të numrit të votave me fletëvotimet.
Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë u mbajtën më 9 shkurt. Një muaj pas, nuk ka rezultat përfundimtar të këtij procesi.
The post Lëvizja Vetëvendosje do të ankohet në Gjykatën Supreme appeared first on Albinfo.