Liritë, SHBA futet në “vëzhgim”/ CIVICUS e fut në listë, pas shpalljes së disa ligjeve nga Trump
Shtetet e Bashkuara janë shtuar në listën e vëzhgimit të CIVICUS, një mjet kërkimor që publikon statusin e lirive dhe kërcënimet ndaj lirive civile në mbarë botën. Lëvizja vjen në mes të “sulmit të Presidentit Donald Trump ndaj normave demokratike dhe bashkëpunimit global”, tha CIVICUS një aleancë globale dhe rrjet i grupeve të shoqërisë civile, [...]Read More...

Shtetet e Bashkuara janë shtuar në listën e vëzhgimit të CIVICUS, një mjet kërkimor që publikon statusin e lirive dhe kërcënimet ndaj lirive civile në mbarë botën.
Lëvizja vjen në mes të “sulmit të Presidentit Donald Trump ndaj normave demokratike dhe bashkëpunimit global”, tha CIVICUS një aleancë globale dhe rrjet i grupeve të shoqërisë civile, duke përfshirë Amnesty International, që mbron një veprim më të madh të qytetarëve në zonat ku liritë civile janë të kufizuara.
Organizata përmendi gjithashtu shkurtimin e më shumë se 90% të kontratave të ndihmës së huaj nga administrata dhe goditjen e ndaj diversitetit, barazisë dhe përfshirjes, cilat Trump i quajti programe të paligjshme dhe imorale të diskriminimit.
“Administrata e Trump duket e gatshme për të çmontuar sistemin e kontrolleve dhe balancave, të cilat janë shtyllat e një shoqërie demokratike”, tha një bashkësekretar i CIVICUS.
Organizata tha se rdhrat kufizues të ekzekutivit, shkurtimet e pajustifikueshme institucionale dhe taktikat e frikësimit përmes deklaratave kërcënuese nga zyrtarë të lartë në administratë po krijojnë një atmosferë shqetësuese.
Vende të tjera në listë përfshijnë Republikën Demokratike të Kongos, Italinë, Pakistanin dhe Serbinë.
/ abcnews.al