LIVE- Mblidhen kardinalët, pritet tymi për Papën/ 133 kardinalët hedhin votën e tyre për të zgjedhur kreun e ri të Vatikanit
VATIKAN- Në Selinë e Shenjtë, 133 kardinalët janë futur në konklavë për t’i dhënë botës katolike dhe jo vetëm Papën e 267 në histori. Duke ndjekur një traditë shekullore, ata u shkëputen nga të gjitha komunikimet me botën e jashtme ndërsa marrin pjesë në procesin e votimit anonim. Tani pritet të dalin shtëllungat e para [...]Read More...

VATIKAN- Në Selinë e Shenjtë, 133 kardinalët janë futur në konklavë për t’i dhënë botës katolike dhe jo vetëm Papën e 267 në histori.
Duke ndjekur një traditë shekullore, ata u shkëputen nga të gjitha komunikimet me botën e jashtme ndërsa marrin pjesë në procesin e votimit anonim.
Tani pritet të dalin shtëllungat e para të tymit: tymi i bardhë do të sinjalizonte zgjedhjen e Papës së ri, ndërsa një tym i zi do të nënkuptonte zgjatjen e votimit për ditët në vijim.
Mediat italiane shkruajnë se Kardinali Parolin, aktualisht Sekretari i Shtetit të Vatikanit, hyn në Konklavë si favorit për të qenë pasuesi i Papa Françeskut. Sipas La Repubblica filipinasi Tagle ka humbur terren, ndërsa shanset e Kryepeshkopit të Marsejës Aveline janë rritur.
Konklava do të drejtohet nga kardinali Pietro Parolin, në mungesë të dekanit, Kardinal Re, i cili është 91 vjeç. Ndërsa sa i takon parashikimeve për kohëzgjatjen parashikimet janë të vështira, ndërkohë që dy konklavat e fundit në 2005 dhe 2013 kanë zgjedhur papën e ri në ditën e dytë të tyre.
Kushtetuta apostolike parashikon dy votime paradite dhe dy votime pasdite, deri sa në çatinë e Kapelës Sistinë të dalë tymi i bardhë.