Lladrovci: Çdo vepër pozitive e Republikës, mban vulën e PDK-së
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, po vlerëson se çdo vepër pozitive në Republikën e Kosovës ka mbështetjen dhe përfshirjen e PDK-së. Lladrovci u shpreh i emocionuar dhe krenar për mikpritjen që qytetarët e Drenasit ofruan ndaj të gjithë kandidatëve, pa bërë dallime, duke e cilësuar Drenasin si “zemrën e Kosovës” dhe “komunën kampion” ”Çdo vepër

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, po vlerëson se çdo vepër pozitive në Republikën e Kosovës ka mbështetjen dhe përfshirjen e PDK-së.
Lladrovci u shpreh i emocionuar dhe krenar për mikpritjen që qytetarët e Drenasit ofruan ndaj të gjithë kandidatëve, pa bërë dallime, duke e cilësuar Drenasin si “zemrën e Kosovës” dhe “komunën kampion”
”Çdo vepër pozitive në Republikën e Kosovës, mban vulën, pjesëmarrjen dhe votën e PDK-së.
Përgëzoj qytetarët e Drenasit për besimin ndaj PDK-së dhe kandidatëve të partisë e cila i ka rrënjët në traditën më të shkëlqyer atdhetare.
Drenasi është zemra e Kosovës, qytetarët ofruan mikpritje për të gjithë kandidatët pa dallim, jam krenar me qytetarët kampion, të komunës kampion.
Faleminderit të gjithëve. Nuk guxojmë të ndalemi!”.