Lladrovci: Ende nuk janë ndëshkuar përgjegjësit e këtyre krimeve

Welcome to Kosova Today

Në 25 vjetorin e masakrës së Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se për krimet e rënda në Poklek e Çikatovë, si dhe për shumë krime të tjera të kryera nga forcat serbe gjatë viteve 98/99, fatkeqësisht ende nuk janë ndëshkuar përgjegjësit e këtyre krimeve. Ai ka shtuar […]

Lladrovci: Ende nuk janë ndëshkuar përgjegjësit e këtyre krimeve

Në 25 vjetorin e masakrës së Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se për krimet e rënda në Poklek e Çikatovë, si dhe për shumë krime të tjera të kryera nga forcat serbe gjatë viteve 98/99, fatkeqësisht ende nuk janë ndëshkuar përgjegjësit e këtyre krimeve.

Ai ka shtuar se dhimbja e familjarëve dhe gjithë popullit do të lehtësohet, kur drejtësia do të vihet në vend për urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e këtyre masakrave.

Komuna e Drenasit njofton se më rastin e shënimit të 25 vjetorit të masakrës së 54 martirëve të familjes Muqolli, Caraku, Hoxha dhe Elshani në Poklek dhe vrasjes së 24 civilëve në fshatin Çikatovë e Vjetër, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me nënkryetarin Arben Shala, drejtor të drejtorive, Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeparlamentarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, anëtarë të Kuvendit Komunal, anëtarë të Kuvendit të Kosovës e familjar, kanë bërë homazhe në varrezat e tyre dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta.

Kryetari Lladrovci e nënkryetari Shala me stafin e komunës dhe familjarë, kanë bërë homazhe edhe të varri i dëshmorit Sokol Elshani në Krajkovë më rastin e 25 vjetorin të rënies së tij, në varrezat e Poklekut të Vjetër ku prehen 6 martirë të këtij fshati që ishin vrarë po këtë ditë si dhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Marinë pranë varrit të Besim Males.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Poklekut Komun Drenasit Ramiz Lladrovci Poklek Komuna Muqolli Caraku Hoxha Elshani Arben Shala Presidenten Republik Kosov Vjosa Osmani Kryeparlamentarin Kuvendit Glauk Konjufca Partis Demokratike Memli Krasniqi Komunal Kryetari Sokol Krajkov Marin Besim Males

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Poklekut Komun Drenasit Ramiz Lladrovci Poklek Komuna Muqolli Caraku Hoxha Elshani Arben Shala Presidenten Republik Kosov Vjosa Osmani Kryeparlamentarin Kuvendit Glauk Konjufca Partis Demokratike Memli Krasniqi Komunal Kryetari Sokol Krajkov Marin Besim Males

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online