Lladrovci: Nuk ka gjasa të ketë koalicion me VV-në, partia e Kurtit hedhi helm mbi PDK-në
Kreu i PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci, ka folur për FrontOnline, një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve nacionale. Partia Demokratike e Kosovës, në Komunën e Drenasit ka dalur bindshëm e para me 19.014 vota apo 74.62% sipas KQZ-së pas numërimit të 100% të votave. Lladrovci për FrontOnline, thotë se nuk ndihet mirë kur dikush i

Kreu i PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci, ka folur për FrontOnline, një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve nacionale.
Partia Demokratike e Kosovës, në Komunën e Drenasit ka dalur bindshëm e para me 19.014 vota apo 74.62% sipas KQZ-së pas numërimit të 100% të votave.
Lladrovci për FrontOnline, thotë se nuk ndihet mirë kur dikush i fyen vlerat e UÇK-së.
”Si një veprimtar nga rinia e hershme, i luftës së UÇK-së, shtetformimit e shtetndërtimit, si një kontribuues i të arriturave të shtetit me krejt institucionet e shtetit, me 117 njohje, me ushtri e polici, me gjyqe e Kushtetutë dhe institucionet tjera, jam krenar dhe nuk më vije aspak mirë kur dikush i fyen apo i lëndon këto vler” thotë ai.
Sipas tij, lëndimi i këtyre vlerave ka krijuar hendeke të pa tejaklueshme.
”Aq më keq, kur dikush nëpërkëmbë përkushtimin e mijëra dëshmorëve e martirëve për politikë, i lëndon heronjtë e luftës dhe paqes, kur gjuha e rrugës bëhet platformë, kur pakica sulmon shumicën me terme tepër fyese, krijohen hendeqe të patejkalueshme” thotë ai.
Lladrvoci, thotë se nuk sheh ndonjë koalicion të mundshëm mes PDK-së dhe VV-së, pasi që sipas tij partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur helm mbi PDK-në.
‘‘Nuk shoh se ka mundësi që të bëhet ky koalicion, fundja për shkak të palës tjetër që ka hedhur tepër helm dhe mbeturina kundër partisë që i takoj, prandaj, nuk e shoh se ky koalicion ka gjasa’‘ tha Lladrovci për FrontOnline.