Londër: Verërat e Kosovës prezantohen në panairin ‘’Wine Fair 2025’’

Gjashtë kompani nga Kosova po prezantojnë produktet e tyre “London Wine Fair 2025’’ The post Londër: Verërat e Kosovës prezantohen në panairin ‘’Wine Fair 2025’’ appeared first on Albinfo.

Londër: Verërat e Kosovës prezantohen në panairin ‘’Wine Fair 2025’’

Në kuadër të Panairit ‘’London Wine Fair 2025’’ një prej ngjarjeve më prestigjioze ndërkombëtare në industrinë e verës, gjashtë kompani nga Kosova po prezantojnë produktet e tyre para mijëra vizitorëve nga e gjithë bota, transmeton albinfo.ch.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër vizitoi hapësirën e dedikuar për Kosovën, ku verërat tona po tërheqin vëmendjen me cilësinë, karakterin dhe autenticitetin që i dallon. Vizitorët patën rastin të shijojnë verërat tona dhe të ndajnë përshtypje mbresëlënëse për potencialin që ofron vendi ynë në këtë sektor.

Pjesëmarrja e kompanive kosovare në këtë panair ndërkombëtar është rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm me Shoqatën “Enologjia” dhe mbështetjes së vazhdueshme nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA.

The post Londër: Verërat e Kosovës prezantohen në panairin ‘’Wine Fair 2025’’ appeared first on Albinfo.