LSDM kërkon dorëheqje: Afërsi e dyshimtë, bashkëpunëtorja e Tripunovskit mes të akuzuarve në skandalin IPARD
LSDM pretendon se skandali i korrupsionit në Agjencinë IPARD po zgjerohet dhe se mes të dyshuarve është edhe Jasmina Kostadinova, ish-këshilltare speciale dhe bashkëpunëtore e ngushtë e ministrit Cvetan Tripunovski. Sipas reagimit, Kostadinova tani punon në Ministrinë e Bujqësisë, gjë që ngre dyshime për lidhjen e saj dhe Tripunovskit me rastin. LSDM nënvizon se fotografitë […]

LSDM pretendon se skandali i korrupsionit në Agjencinë IPARD po zgjerohet dhe se mes të dyshuarve është edhe Jasmina Kostadinova, ish-këshilltare speciale dhe bashkëpunëtore e ngushtë e ministrit Cvetan Tripunovski. Sipas reagimit, Kostadinova tani punon në Ministrinë e Bujqësisë, gjë që ngre dyshime për lidhjen e saj dhe Tripunovskit me rastin. LSDM nënvizon se fotografitë e saj me Tripunovskin dhe funksionarë të tjerë të VMRO-DPMNE konfirmojnë afërsinë politike, transmeton Portalb.mk.
Partia pyet se çfarë dinte Tripunovski për marrëveshjet e dyshuara korruptive dhe nëse ai ka pasur dijeni apo rol indirekt. Në përfundim, LSDM kërkon përgjegjësi morale dhe politike, duke i bërë thirrje ministrit Tripunovski të japë dorëheqjen.
“Skandali i madh i korrupsionit në Agjencinë IPARD po merr përmasa më të gjera. Përveç faktit se është në lojë ndihma prej 128 milionë eurosh e BE-së, sot po zbulojmë edhe informacione që na janë dhënë për lidhje të drejtpërdrejta me strukturat më të larta në Ministrinë e Bujqësisë. Midis pesë të dyshuarve në këtë rast është Jasmina Kostadinova. Ajo është një ish-këshilltare speciale e Cvetan Tripunovskit, e emëruar në momentin kur ai mori pozicionin e zëvendësministrit shtesë të bujqësisë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Nga kjo parti thonë se sot, bashkëpunëtorja e Tripunovskit është e punësuar nga Ministria e Bujqësisë për çështje financiare në Drejtorinë e Menaxhimit të Ujërave.
Kjo sipas LSDM-së ngre një pyetje të qartë:
Si mund të pretendojë Ministri Tripunovski se nuk ka të bëjë fare me rastin, kur bashkëpunëtori i tij i ngushtë dhe i besuar është i përfshirë në skandal?
“Foto të shumta me Tripunovskin, por edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të DPMNE-së, përfshirë Orce Gjorgievskin, Daniela Irotova dhe Igor Micev, konfirmojnë lidhjen me të dhe DPMNE-në. Gjithçka është e qartë këtu. Pyetja është se çfarë dinte Ministri Tripunovski për marrëveshjet e korrupsionit? A do të thotë kjo se ai ishte i informuar për gjithçka apo ajo veproi sipas udhëzimeve të tij? Nga një ministër i rrethuar nga zhvatës dhe ndërmjetës ryshfetesh në ndarjen e fondeve evropiane, nuk mund të pritet as zhvillim dhe as punë e ndershme dhe e përgjegjshme në interes të fermerëve. Duhet të ketë përgjegjësi morale dhe politike për këtë. Është koha që Ministri Cvetan Tripunovski të tregojë një minimum integriteti dhe të japë dorëheqjen”, thuhet në fund të reagimit.
Ndryshe, më 6 nëntor u arrestuan pesë persona nën dyshimet për ryshfet dhe ndikim të paligjshëm. I dyshuari kryesor dyshohet se ka premtuar para drejtorit të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi që të nënshkruhej një marrëveshje për fonde IPARD, ndonëse kompania e tij nuk plotësonte kushtet. Tre ndërmjetës, përfshirë zyrtarë shtetërorë, dyshohet se kanë ndikuar në marrjen e vendimit të paligjshëm, ndërsa gjatë bastisjeve u sekuestruan para të konsiderueshme.
